Nëpërmjet një postimi të publikuar në profilin zyrtar të facebook të Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj është njoftuar se ekonomia shqiptare ka marrë një parashikim pozitiv nga Fitch Ratings Inc. – Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit.
Në njoftim shkruhet: 1.4 pikë përqindje parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë 2021:
Lexoni: Konfindustria: Ekonomia shqiptare në nivelet para pandemisë vetëm në fund të 2022
Agjencia parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit parashikohet të jetë nga:
- Rindërtimi pas tërmetit;
- Progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19;
- Rënia graduale e papunësisë;
- Rritja e konsumit privat;
- Rritja e eksporteve;
- Rritja e të ardhurave;
- Rritja e investimeve kapitale
Parashikimet e fundit për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2021 janë 5% nga FMN dhe 4.5% nga BERZH.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto