Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton paketime të reja, me plastikë 100% të ricikluar për një ekonomi më qarkore - Business Magazine Albania

Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton paketime të reja, me plastikë 100% të ricikluar për një ekonomi më qarkore

Coca-Cola Bottling

Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), ofron prej pak javësh në tregun shqiptar, shishet e saj të para me plastikë 100% të ricikluar (rPET), për të gjitha markat në portofolin e kompanisë në formatet 0.45L& 0.9L, duke investuar në një total prej 4,740,000 paketimesh, vetëm në vitin 2021.

“Rruga jonë drejt paketimit të riciklueshëm 100% tashmë ka filluar dhe tani po përparon edhe në plastikën e ricikluar, e cila mundëson qarkullimin nga shishja- në shishe- në një shishe të re. Kështu, ne jemi duke kontribuar në modelin e riciklimit të shisheve plastike, duke ofruar PET të riciklueshëm dhe duke operuar me PET të ricikluar, me përfitues të drejtpërdrejtë: konsumatorët dhe ekonomia lokale”, shton Luca Busi – President i Coca-Cola Bottling Shqipëria.

Kjo risi, në prodhimin me shishe rPET, është pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë “The Coca-Cola Company”, në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”, e cila rezervon projekte ambicioze dhe të qëndrueshme në vitet e ardhshme në Shqipëri.

CCBS përveç përdorimit në rritje të plastikës së ricikluar në paketim, ka patur një vëmendje të shtuar ndaj çështjeve mjedisore që prej vitit 2010 dhe përmendim këtu iniciativat si:

  • Sistemin e Pastrimit të Ujit, pastrimi i ujit të shkarkuar për ri-përdorim në vaditje pemësh etj.
  • Mbjellje e shumë pemëve pranë Liqenit Artificial në Tiranë & investime në ambiente rekreative.
  • Nisma të ndryshme për pastrimin e vijës bregdetare në Shqipëri.
  • Reduktimin vjetor të 242-ton CO2 përmes 76 makinave 100% elektrike, duke u zgjeruar në Tiranë, Durrës e Kavajë.
  • Nxit dhe mbështet ndërtimin e një infrastrukture të duhur për stacionet elektrike duke investuar në 9 stacione në Tiranë, Durrës e Kavajë, si kontribut i shtuar në reduktimin e CO2 nga emetimi i gazrave urban.
  • Investimet aktuale në paneleve fotovoltaike, e cila redukton CO2 në atmosferë, për një të ardhme më të mirë për të gjithë Shqiptarët.

Në vijim të praktikave të mira dhe në mbështetje të procesit të riciklimit, Coca-Cola në Shqipëri prezanton edhe shishen e re dinamike të produktit Sprite, një largim nga paketimi i saj historik jeshil, në PET transparent të riciklueshëm dhe të ricikluar, një shishe më e “Qartë”.

Paketimet e produkteve në PET transparent, ofrojnë riciklim më të lehtë për t’u kthyer sërisht në shishe. Kjo lëvizje është një tjetër investim, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Bota pa Mbetje”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0