Ornela Flamuri, ktheu pasionin e saj në biznes në SHBA. Bie në sy të Vogue! - Business Magazine Albania

Ornela Flamuri, ktheu pasionin e saj në biznes në SHBA. Bie në sy të Vogue!

Ornela Flamuri

Ornela Flamuri e kishte nisur që në Shqipëri. Merrte masat për veshje dhe realizonte veshje të shkëlqyera për meshkuj dhe femra. Dora e saj dukej te përmasat e duhura dhe finesa e qepjes. Pak vite më vonë, Ornelën e rishohim me të njëjtën punë, por në një treg krejt tjetër. Ajo është sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pasionin e punën e ka zhvilluar në një biznes të mirëfilltë. 

Në një intervistë për Business Magazine, Ornela tregon se ka arritur të realizojë marrëveshje me marka të ndryshme. Klientët që kanë nevojë për sistemime/përshtatje, etj. nuk heqin dorë nga blerja e veshjes së tyre të preferuar. Ornela është aty për të bërë të tyren veshjen që duan. 

Nuk flasim vetëm për veshjet e përditshme apo ato të mbrëmjes. Në SHBA nuset i blejnë fustanet dhe ajo merret me pjesën e shkurtimit, ngushtimit, duke i përshtatur ato për trupin e nuses. Përshtatjet i realizon për klientë femra dhe meshkuj, për veshje të ndryshme: kostume, pantallona, jeans etj. Por, nuk ka hequr dorë as nga realizimi i veshjeve nga e para. Ajo realizon fustane me porosi, fustane për maturë, funde, pantallona, etj.

Artikulli u publikua më parë në faqen 34  të numrit 26 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Ornela sot ka tre punëtore për shkak të pandemisë dhe reduktimit të lëvizjeve, por ajo tregon se ka pasur një aktivitet më të zgjeruar. Ajo është e ndërgjegjshme që puna e saj është vlerësuar për pasionin dhe vëmendjen e lartë për detajet.

Në planet e saj është zgjerimi i biznesit, duke hapur dyqane të tjera si ai që ka aktualisht.

Mes markave që kalon nëpër duar janë: Chanel, Prada, Gucci, Oskar de la renta etj. Dyqanet e këtyre brandeve i orientojnë klientët tek Ornela, kur veshja e tyre e preferuar nuk u përshtatet plotësisht. Ajo ka krijuar marrëdhënie partneriteti me këto brande, ashtu si edhe me dyqanet e fustaneve të nuseve.

Vitin e kaluar, për Ornela Flamurin pati shkruar edhe Vogue. Një nga gazetaret e Vogue ishte në kërkim të sistemimit të një palë pantallonave dhe një koleg i saj e këshillon të shkojë te Tailored by Ornela. Ajo mbetet e mahnitur nga puna e mirë dhe e shpejtë e Ornelës dhe kthehet menjëherë në redaksi të shkruante për këtë përvojë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 34  të numrit 26 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0