Një kopje e pahapur e lojës “Super Mario 64” të Nintendo-s është shitur në ankand për 1.56 milionë dollarë. Agjencia e lajmeve, Associated Press, tregon se shtëpia e ankandit Heritage në Dallas kanë thënë se loja e vitit 1996 u shit të dielën e 11 korrikut, duke thyer çmimin e saj të mëparshëm rekord për shitjen e një loje të vetme video.
Ndërkohë, një zëdhënës nuk i është përgjigjur menjëherë pyetjes se kush ishte blerësi i lojës. Shtëpia e ankandit ka zbuluar në një deklaratë se “Super Mario 64” ishte loja më e shitur në Nintendo 64 dhe gjithashtu e para që paraqiti karakterin Mario në 3D.
Kjo shitje ndjek një tjetër të një kopjeje të pahapur të “The Legend of Zelda” të Nintendo-s që u shit të premten nëntë korrikut në ankand për 870 mijë dollarë. Valarie McLeckie, specialiste e video lojërave të Heritage, ka thënë se shtëpia e ankandit u trondit kur pa një lojë të shitur për më shumë se një milion dollarë dy ditë pasi loja Zelda theu rekordin e saj të kaluar.
Shtëpia e ankandit tha se kishte më pak se 5 kopje në gjendje kaq të mirë. Kaseta ishte pothuajse po aq e re sa ka qenë para disa vitesh. Kurse në muajin prill, shtëpia e ankandit shiti një kopje të pahapur të “Super Mario Bros” të Nintendo-s që u ble në vitin 1986 dhe që u dha për 660 mijë dollarë.
Well, I figured the first million dollar game was imminent, but I didn't think it was gonna be today… or this. pic.twitter.com/jKWRY8sNSq
— Chris Kohler says PLAY LLAMASOFT! (@kobunheat) July 11, 2021
Kopjet më të rralla të lojërave të famshme zakonisht shiten shumë shtrenjtë. Super Mario njihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e video-lojërave. Ende konsiderohet një nga lojërat më të mira të bëra ndonjëherë. Përfaqësuesit e shtëpisë së ankandit Heritage u befasuan nga çmimi i madh i ofruar për të.
“Shumë njerëz u befasuan që loja Super Mario, e cila shiti miliona dhe miliona kopje në të gjithë botën, u shit për kaq shumë dollarë, pas kaq shumë vitesh”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.