Si të dalloni nëse kartëmonedha 10000 lekë është e vërtetë apo false? - Business Magazine Albania

Si të dalloni nëse kartëmonedha 10000 lekë është e vërtetë apo false?

kartëmonedha

Banka e Shqipërisë prezantoi në fund të muajit të kaluar prerjet e reja të kartëmonedhës 1.000 lekë dhe për herë të parë atë të 10.000 lekëve. Kartëmonedha 10.000 lekë pasqyron figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të ‘Flamurit Kombëtar’, si dhe një varg të zgjedhur nga ‘Himni Kombëtar’, ‘Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshirë’ e një qëllim’.

Lexoni: Kartëmonedha të reja në qarkullim. Banka e Shqipërisë do të prezantojë kartëmonedhat 1000 lekë dhe 10000 lekë

Seria e re e kartëmonedhave mban material më jetëgjatë dhe elemente të reja sigurimi, si holograma, filli i sigurisë që ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme ndriçimi.

Por si mund ta kuptojmë ne nëse kartëmonedha është e vërtetë apo false?

Alba Gjoka, përgjegjëse e departamentit të misionit në Bankën e Shqipërisë ka treguar 3 hapat që duhet të ndjekim, për të kuptuar nëse kartëmonedha e re është e vërtetë apo false. Ajo thekson se verifikimi bëhet nëpërmjet tre hapave: Prek-Shiko-Lëviz.

Kartëmonedha e 10.000 lekëshit ka elementë të sigurisë në numër më të madh se kartëmonedhat e tjera. Banka e Shqipërisë e instrukton publikun që të kuptojë nëse një kartëmonedhë është e vërtetë, nëpërmjet 3 hapave: Prek-Shiko-Lëviz.

  1. Nëse e prek, kartëmonedha 10.000 lekëshe është kartëmonedha e vetme, që në të dyja krahët ka printimin e ngritur. Nëse e prek në të dyja krahët ajo është e ashpër. Këtë specifikë e ka vetëm prerja e 10.000 lekëshit.
  2. Shiko do të thotë që kartëmonedhën duhet ta drejtosh drejt një burimi drite dhe të shikosh aty figurën ujore. Është një hapësirë që duket sikur është bosh, por në të vërtetë nuk është bosh. Nëse e vendos në dritë është figura ujore. Përveç portretit kryesor, Asdrenit është edhe vlera nominale 10.000 lekë dhe figura, pra janë tre figura brenda kësaj hapësire të vogël që quhet portreti ujor.
  3. Lëvize kartëmonedhën drejt një burimi drite. Nëse e lëviz kundrejt dritës do shikosh fillin e sigurisë, që ndërron ngjyrë. Do shikojmë shiritin hologram, që duken pullat e mëdha, me ngjyrë të argjendtë, por nëse lëvizin drejt dritës ndryshojnë edhe ngjyrën, por edhe pamja e pullës. Kemi edhe librin me penë, i cili kur lëviz kundrejt dritës, ndryshon ngjyrë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0