Tether, kriptomonedha e famshme që po shqetëson ekonomistët - Business Magazine Albania

Tether, kriptomonedha e famshme që po shqetëson ekonomistët

~3 minuta lexim

Tether është kriptomonedha e tretë më e famshme në botë dhe ka shqetësuar shumë ekonomistë, përfshirë ata në Bankën Federale të SHBA-së. Më parë, ekonomistët bënë thirrje se Tether është një rrezik potencial për stabilitetin financiar dhe mund të jetë “delja e zezë” e kriptove.

Çështjet që lidhen me Tether janë të rëndësishme për botën e kriptovalutave dhe për ekonomistët ekziston frika se ky rrezik shkon përtej tregut të monedhave digjitale.

Çfarë është Tether?

Shanset janë që keni dëgjuar një ose dy gjëra për Bitcoin. Po për Tether? Ashtu si bitcoin, Tether është një kriptomonedhë, e treta më e madhe në botë nga vlera e tregut. Por është shumë ndryshe nga Bitcoin dhe monedhat e tjera virtuale.

Tether është ajo që njihet si një Bitcoin i qëndrueshëm. Këto janë monedha digjitale që janë të lidhura me asete të botës reale, dollarin amerikan, për shembull, për të ruajtur një vlerë të qëndrueshme, ndryshe nga shumica e kriptomonedhave të cilat dihet se janë të paqëndrueshme. Bitcoin, për shembull është gjithë kohën e luhatur.

Tether u krijua për t’u lidhur me dollarin. Ndërsa kriptovalutat e tjera shpesh luhaten në vlerë, çmimi i saj zakonisht është ekuivalent me 1 $. Por jo gjithmonë, sepse dhe lëkundjet në vlerën e saj ka tronditur investitorët në të kaluarën. Tregtarët e kriptos shpesh përdorin Tether për të blerë kriptovaluta, si një alternativë shpëtimi. Kjo u jep atyre siguri në një periudhë të paqëndrueshme në tregun e kriptove.

Sidoqoftë, kripto nuk është e rregulluar dhe shumë banka shmangin bërjen e biznesit me shkëmbimet e monedhave digjitale për shkak të nivelit të rrezikut që kanë.

Pse është kontroversiale?

Disa investitorë dhe ekonomistë janë të shqetësuar se emetuesi nuk ka rezerva të mjaftueshme dollarësh për të justifikuar kunjin e dollarit. Tether zbuloi se vetëm një pjesë e zotërimeve të saj, 2.9%, ishin me para, ndërsa shumica dërrmuese ishte në letër me vlerë, një formë e borxhit të pasiguruar, afatshkurtër.

Kjo do ta vendoste Tether në 10 mbajtësit më të mëdhenj të titujve shtetërorë në botë, sipas JPMorgan. Tether është krahasuar me fondet tradicionale të tregut të parave, por pa ndonjë autoritet rregullator. Me më shumë se 60 miliardë dollarë në qarkullim, Tether ka më shumë depozita se sa shumë banka në SHBA.

Ka kohë që ekzistojnë shqetësime nëse Tether po përdoret për të manipuluar çmimet e Bitcoin.

Ndikimi i tregut

Analistët në JPMorgan kanë paralajmëruar më parë se një humbje e papritur e besimit mbi Tether mund të rezultojë në një “goditje të rëndë të likuiditetit në tregun e gjerë të kriptovalutave”.

Por ka gjithashtu shqetësime se një rritje e papritur e kësaj kriptomonedhe mund të çojë në një infektim të mundshëm të tregut, duke prekur pasuritë përtej kriptos.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0