Prezantohet Portali Kombëtar i Punësimit. Për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë! - Business Magazine Albania

Prezantohet Portali Kombëtar i Punësimit. Për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë!

Portali Kombëtar i Punësimit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm Portalin Kombëtar të Punësimit, ndërsa shprehet se kjo është një risi digjitale, të cilën e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

“Mirëmëngjes dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë.  ***për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/“, shkruan Rama.

I ndërtuar sipas standardit më të mirë ESCO, Portali Kombëtar i Punësimit është vlerësuar nga Komisioni Europian si një mundësi për të sjellë ndryshim në rritjen e punësimit në Shqipëri. Aktualisht në portal janë rreth 1470 vende punësimi në 65 qytete të Shqipërisë.

Një mundësi tjetër punësimi që është prezantuar së fundmi nga Rama është edhe platforma “Gati për Shqipërinë”. Përmes kësaj platforme u jepet mundësia të rinjve që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta, në mënyrë që të shpalosin projekte dhe ide për mandatin e 3, veçanërisht në disa sektorë të shpallur prioritet nga qeveria, siç janë dixhitalizimi dhe modernizimi i shërbimeve. Deri më tani qindra të rinj i janë bashkuar nismës ‘Gati për Shqipërinë’ dhe janë zhvilluar disa takime mes tyre dhe Ramës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0