Cristiano Ronaldo, i surprizoi të gjithë me veprimin para startit të konferencës për shtyp në prag të sfidës ndaj Hungarisë, që Portugalia do të zhvillojë në orën 18:00.
Ylli i Juventusit, në momentin e mbërritjes në sallën e konferencës, teksa po akomodohej në vendin e tij, menjëherë sapo u ul, largoi nga tavolina, dy shishet e Coca-Colës, që ishin vendosur për reklamë. CR7 ka preferuar të tregojë shishet e ujit, duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë, që të konsumojnë ujë dhe jo Coca-Cola.
Cristiano Ronaldo dihet që kur flitet për dietë dhe gjëra që duhet të konsumohen, është i fiksuar në maksimum dhe shpesh e ka thënë dhe se do të donte që djali i tij të mos pinte pije me gaz si coca-cola. Një veprim i guximshëm ky i portugezit, i cili ka injoruar kështu një nga sponsorët e EURO 2020.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto