Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se duke nisur nga dita e sotme, udhëtarët nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen do të lejohen të futen në Spanjë nëse janë vaksinuar. Të lejuar hyrjen në Spanjë do ta kenë vetëm udhëtarët që kanë vërtetim që i kanë bërë të dyja dozat e vaksinës për Covid-19, të paktën 14 ditë para hyrjes në vend.
Vaksina duhet të jetë e miratuar nga EMA ose OBSH. Sipas autoriteteve spanjolle rekomandohet që vaksina e bërë të jetë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm apo Sinovac-CoronaVac .
Ndërsa, sa i përket udhëtarëve që vijnë nga zona me risk të ulët infektimi nga COVID-19 nuk do të kërkohet as vërtetim vaksinimi e as vërtetim shërimi. Të lejuar hyrjen në Spanjë e kanë edhe fëmijët e pavaksinuar në rast se prindërit e tyre janë vaksinuar.
Nga ana tjetër, vendi nuk ka bërë ndonjë përjashtim për udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë, përfshirë këtu ardhjet nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, për shkak të niveleve të larta të infektimit dhe përhapjes së mutacioneve të koronavirusit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.