Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në bashkëpunim me Bashkinë Berat, Fier, Tepelenë, Shkodër dhe Bashkinë Dimal (Bashkia Ura Vajgurore) kanë filluar zbatimin e projektit “Punë për Komunitetin” në zonat me rrezikshmëri të lartë nga përmbytjet, me qëllim përmirësimin e gjendjes fizike dhe funksionin e kanaleve kulluese, si dhe të gjendjes ekonomike dhe sociale në komunitet, duke patur parasysh nivelin e papunësisë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
Ky projekt pritet të zgjasë 4 muaj dhe mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) nëpërmjet GIZ Albania.
Përgjatë 4 muajve projekti do të punësojë një numër përfituesish në komunitet, të cilët do të punojnë kryesisht për pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese në zonat e ndikuara nga përmbytjet.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën thirrje për të gjithë të intersuarit të ndihmojnë komunitetin dhe vendbanimet e tyre, kundrejt një page mujore dhe të paraqiten pranë zyrave të Bashkive të sipër përmenduara për informacion më të detajuar.
Projekti inkurajon aplikimet nga grupet në nevojë dhe të grave nga këto komunitete.
Për njoftimin e plotë klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto