Të gjitha faqet e internetit u bllokuan përkohësisht mëngjesin e sotëm për shkak të një incidenti teknik që goditi Fastly, një ofrues shërbimesh serverësh, puna e të cilit është të shpejtojë kohën që duhet për të shkarkuar përmbajtjen e faqeve.
Amazon, Reddit, Twitch, Spotify, si dhe media të ndryshme ndërkombëtare, nga Nyt, te Guardian, te CNN, te Le Monde, faqja zyrtare e qeverisë britanike dhe shumë të tjera, u bllokuan në mëngjes, por u kthyen në përdorim pas disa minutash.
Fastly, the CDN provider, is having a massive outage, resulting in Twitch, Pinterest, Reddit, The Guardian, and the FT returning 503 errors.https://t.co/parKGKwrSU
— Matt 'TK' Taylor (@MattieTK) June 8, 2021
Fastly mbështet faqet dhe aplikacionet e lajmeve si CNN, Guardian, New York Times dhe shumë të tjerë. Ai gjithashtu siguron shpërndarjen e përmbajtjes për Twitch, Pinterest, HBO Max, Hulu, Reddit, Spotify dhe shërbime të tjera.

Platforma dhe faqe të tjera të mëdha në internet duke përfshirë Amazon, Target dhe faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, nuk funksionuan gjithashtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto