Më herët drejtuesit e aplikacionit të Facebook – WhatsApp u shprehën se përdoruesit do kishin limitime në përdorimin e llogarisë së tyre në WhatsApp me kalimin e kohës nëse nuk do të pranonin rregulloren e re të privatësisë deri më 15 Maj. Nga ana tjetër, Facebook tani shprehet se plani tashmë është ndryshuar dhe rregullorja e përditësuar nuk parashikon limitim në përdorim.
Lidhur me diskutimet e ngritura kohët e fundit me autoritete dhe ekspertë të ndryshëm të privatësisë, do donim të bënim të qartë faktin që ne nuk do ta limitojmë gamën e përdorimit të WhatsApp për ata që nuk kanë rënë dakord me përditësimin e fundit të aplikacionit,” u shpreh zëdhënësi i WhatsApp. Për më tepër, u shpreh ai, ky është plani që pritet të ndiqet për një periudhë të pacaktuar.
Rregullorja e re ka qenë një burim polemikash për muaj të tërë
Lajmi i rregullores së re ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me informacionet personale të përdoruesve, (disa nga të dhënat e përdoruesvë, si numri i celularit janë ndarë me Facebook sipas rregullores që hyri në fuqi në 2016) të cilët mendohet se WhatsApp do i ndajë me Facebook. Sidoqoftë, WhatsApp thekson se ky rast nuk vlen për një analogji – përditësimi i rregullores ka të bëjë me mesazhet që i dërgohen bizneseve nga WhatsApp të cilat mund të ruhen në serverat e Facebook.
Lexo: Nine i Australisë arrin marrëveshje me Google dhe Facebook
Shumica e përdoruesve të cilët kanë lexuar rregullat e reja, i kanë pranuar ato – u shpreh kompania në një artikull mbështetës. Po ky artikull ju vë në dijeni të faktit që ju do rikujtoheni herë pas here nga aplikacioni në lidhje me të rejat e rregullores nëse nuk e keni pranuar akoma dhe kjo është akoma e vlefshmem, u shpreh WhatsApp në një deklaratë për shtyp.
“Do vijojmë t’u rikujtojmë përdoruesve herë pas here dhe pranimi ose jo i rregullores së re është në duart e tyre, përfshirë zgjedhjen e tyre për të përdorur ose jo opsionin e komunikimit me një biznes të mbështetur nga Facebook,” u shpreh WhatsApp. “Shpresojmë që kjo qasje të përforcojë bindjen mbi zgjidhjen që çdo përdorues ka, pavarësisht nevojës për të ndërvepruar me një biznes apo jo.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.