Gjeopolitika e re e botës së biznesit - Business Magazine Albania

Gjeopolitika e re e botës së biznesit

20 vite më parë, në këtë periudhë, një StartUp i Jeff Bezos u rrit me 71% për 12 muaj. Amazon ishte afër vdekjes dhe shumë kompani të tjera amerikane po fundoseshin. Ndërkohë, Kina po vuante me privatizimin e firmave të drejtuara nga shteti dhe pati një shenjë të vogël që mund të krijonte një të ardhme për sipërmarrjet. Shpresa ndodhej në Europë, një valutë e vetme premtoi të katalizonte një treg të integruar të biznesit.

Shkatërrimet kreative i bëjnë ndonjëherë parashikimet të duken idiotësira, por edhe me këto standarde, bota postpandemisë nuk është aspak  e njëjta me atë 2 dekada më parë. Kompanitë e teknologjisë zënë çerekun e firmave më të mëdha në botë dhe shpërndarja gjeografike është bërë e lugët. Amerika dhe Kina vazhdojnë të jenë në rritje duke patur me vete 76 nga 100 kompanitë më të mëdha në botë. Numri i Europës ka rënë në 15 nga 41 që kishte në vitin 2000.

Kjo pabarazi tregon aftësinë e SHBA-së dhe Kinës, por ngre dy pyetje: pse ndodhi dhe a do të zgjasë? Në vetvete, kompanitë e mëdha nuk ndryshojnë shumë nga të voglat. Japan Inc rriti statusin gjatë viti 1980 vetëm për tu shembur më vonë. Firmat e mëdha mund të jenë shenjë e suksesit, por edhe e përtacisë.

Saudi Aramco, firma e dytë më e vlefshme në botë, nuk është aq shumë një simbol i fuqisë se sa është i varsësisë së një mbretërie në lëndët fosile. Një mënyrë për të kapur dominimin e SHBA-së dhe Kinës është krahasimi midis PBB-së së tyre  me aktivitetin e tyre në botë. Kështu, SHBA mban 24% të PBB-së botërore, por 48% të aktivitetit ekonomik. Kina mban 18% të PBB-së globale, por 20% të biznesit. Pjesa tjetër më e madhe e botës mban 77% dhe po godasin mirë për masën e tyre.

Pjesë e shpjegimit është mundësia e shpërdoruar e Europës. Kriza ekonomike dhe ndërhyrja politike në 2010-2012 kanë bllokuar integrimin ekonomik të të gjithë kontinentit. Firmat në Europë dështuan të parashikonin një ekonomi jo-materiale. Europa nuk ka një Google apo Amazon. Vendet e tjera janë përpjekur. Meksika, India dhe Brazili donin të krijonin një grup të madh të firmave globale, por nuk e realizuan plotësisht.

Vetëm SHBA-ja dhe Kina kanë mundur të drejtojnë shkatërrimin kreativ. Nga 19 firmat që janë krijuar gjatë 25 viteve të fundit, që tashmë vlejnë nga 100 miliard dollarë, 9 janë në SHBA dhe 8 në Kinë. Europa asnjë. Ndonëse kompanitë gjigande si Apple dhe Alibaba duan të mbajnë në duar fuqinë e tyre, po rriten masivisht edhe kompanitë si Snap, PayPal, Meiutuan dhe Pinduoduo.

Pandemia pa një shpërthim energjishë dhe mbledhje fondesh në SHBA dhe Kinë. Të dyja vendet po konkurrojnë me teknologjitë Fintech dhe makinat elektrike. Formula magjike ka shumë përbërës. Kina mburret me “996”, punojnë nga ora 09:00 e mëngjesit në 21:00 të darkës, 6 ditë në javë. Elon Musk fle në dyshemenë e fabrikës së Tesla. Mbi të gjitha edhe vetë politika mbështet shkatërrimin kreativ. SHBA-ja ka kohë që ka lejuar më shumë përcarje se sa komoditeti i Europës. Pas vitit 2000, Kina la sipërmarrësit të bënin trazira dhe pushoi nga puna 8 milionë punonjës.

Amerikanët janë të shqetësuar për pagat e ulëta dhe monopolet. Në Kinë , Presidenti Xi JinPing i ndjen firmat e mëdha si kërcënime për fuqinë e Partisë Komunistë në Kinë dhe stabilitetin shoqëror. Sa më shumë që Kina dhe SHBA të ndërhyjnë aq më shumë duhet të shqetësohen pjesa tjetër e botës. Në teori, kombësia e firmave që kërkojnë fitim nuk ka rëndësi: për sa kohë që ata shesin produkte konkurruese dhe krijojnë vende pune, kujt i intereson? Por nëse firmat ndikohen nga qeveritë në shtëpi, llogaria ndryshon.

Globalizimi po favorizon kompanitë që po prodhojnë vaksinat, po digjitalizojnë ekonominë dhe paguajnë taksat. Shpresat evropiane për të qenë një superfuqi rregullatore mund të bëhen një gjethe e proteksionizmit. Do të ishte një tragjedi nëse dy vende vazhdojnë të drejtojnë botën. Matësi më i mirë i suksesit do të jetë nëse brenda 20 vjetësh lista e kompanive më të mëdha në botë nuk duket aspak si e sotmja.

THE ECONOMIST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0