Denaj në Forumin Ekonomik Botëror: Qeveria e angazhuar drejt rimëkëmbjes ekonomike dhe “Shqipëria 2030” - Business Magazine Albania

Denaj në Forumin Ekonomik Botëror: Qeveria e angazhuar drejt rimëkëmbjes ekonomike dhe “Shqipëria 2030”

Forumi Ekonomik Botëror

“Qeveria Shqiptare është duke ndërmarrë masa për rikuperimin e plotë nga efektet e pandemisë dhe përshtatjen me trendet e reja të tregjeve si dhe ka hartuar tashmë Strategjinë për Zhvillimin e Biznesit dhe Investimeve, në rrugëtimin drejt Shqipëria 2030”.

Këto dhe më shumë theksoi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila mori pjesë në Forumin Ekonomik, së bashku me personalitete të fushës së ekonomisë nga vende të ndryshme të botës, në takimin që u zhvillua online me temën “Nga do të vijë rritja në të ardhmen”.

Fokusi i punimeve gjatë këtij forumi ishte sesi ekonomitë e përparuara dhe ato në zhvillim do të mund të gjenerojnë rritjen ekonomike të nevojshme për t’u rikuperuar nga viti i kaluar dhe t’i vendosin vendet në një udhë të barazisë, qëndrueshmërisë dhe lëvizshmërisë sociale.

Ministrja Denaj, gjatë sesionit “Identifikimi i rritjes të së nesërmes” i njohu të gjithë pjesëmarrësit me masat që u ndërmorrën gjatë vitit të kaluar në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve, për të përballuar efektet e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Ajo gjatë forumit theksoi se Qeveria Shqiptare ka projektuar masat për të ardhmen e afërt, në mënyrë që vendi të rikuperojë dëmet e shkaktuara nga pandemia dhe të adaptohet me trendet e reja të tregjeve.

Forumi Ekonomik Botëror

Gjatë Forumit Ministrja Denaj tha se, “Shqipëria po përqafon teknologjitë e reja dhe modelet e reja të biznesit, për të qenë në krye të hartës së investitorëve. Kjo padyshim është parashikuar në Strategjinë e Shqipërisë 2030 dhe në Planin e Veprimit e konkretizuar me qëllime specifike për të gjithë sektorët e ekonomisë.”

“Qeveria Shqiptare po përgjigjet përmes një sërë masash të hartuara me kujdes në Strategjinë për Zhvillimin e Biznesit dhe Investimeve, për 7 vitet e ardhshme,” shtoi Ministrja Denaj.

Lexoni: Shqipëria ende nuk beson në inovacion!

Përdorimi i potencialeve, tha ajo, kërkon një qasje të synuar dhe koherente si, transformimi që do të vijë kryesisht nga ndryshime teknologjike, në agrikulturë dhe prodhim të cilat do të jenë sektorët kryesorë për zhvillimin dhe vendet e reja të punës.

“Mbështetja direkte dhe indirekte nga qeveria duhet të merret në konsideratë gjatë kësaj periudhe transformimi për SME-të, e cila ka nevojë për të më shumë se kurrë për zhvillimin e teknologjisë  dhe arsimit profesional, çka do të ndikojë direkt në nivelin e punësimit dhe zhvillimit ekonomik,” tha në fjalën e saj ministrja.

Gjithashtu sipas Ministres, do të ketë mbështetje dhe alokim të lartë të buxhetit të shtetit për shëndetësinë.

Shumica e fushave prioritare synojnë të adresojnë sfidat e një modeli të ri të rritjes ekonomike, nënvizoi Ministrja Denaj, e cila solli në vëmendjen e pjesëmarrësve, masat që lidhen veçanërisht me trajnimet,  kërkimet dhe inovacionet.

Për të ndjekur të plotë takimin e Forumit Ekonomik Botëror që u zhvillua online klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0