A po hyn Apple në kriptomonedha? Një pozicion i ri pune e nënkupton këtë - Business Magazine Albania

A po hyn Apple në kriptomonedha? Një pozicion i ri pune e nënkupton këtë

Apple

Apple, po shpreh interes në kriptovalutë, pasi kërkon talent të ri për “pagesa alternative”.

Prodhuesi i iPhone po rekruton Business Development Manager për “pagesa alternative”, përfshirë kriptovalutat, sipas një njoftimi për punë të postuar këtë javë.

I ardhuri, i cili do të ulet në të njëjtin ekip me Apple Pay dhe aplikacionin Wallet të iPhone në selinë e tij në Cupertino, duhet të realizojë aleanca të reja me “partnerë strategjikë të pagesës alternative”.

Kualifikimet e kërkuara sipas njoftimit përfshijnë përvojën disa vjeçare në kriptovalutë, si dhe forma të tjera pagese me rritje të shpejtë, të tilla si shërbimet “blej tani, paguaj më vonë”.

Punësimi i mundshëm vjen deri sa Apple fillon të përgatisë në heshtje mbështetjen për të bërë pagesa duke përdorur bitcoin përmes aplikacionit të saj Wallet, depo qendrore e iPhone për karta dixhitale, bileta dhe kupona.

Lexo: Guvernatori i Bankës Britanike: investitorët në kriptomonedha duket të përgatitjen për humbjen e plotë të parave

Lista e App Store për Coinbase, një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptove, tregon se tani mbështet Apple Wallet, megjithëse ende nuk janë zbuluar detaje se si do të funksionojë integrimi.

Entuziastët e kriptos vërejtën shpejt postimin e punës si një shenjë se kompania më e vlefshme e Silicon Valley po përgatiste një lëvizje më të thellë në pagesa përmes bitcoin dhe monedhave të tjera.

Analistët në RBC Capital Markets thanë në një shënim kërkimor në Shkurt se Apple kishte një “mundësi të qartë” në kripto, duke e bërë më të lehtë dhe më të sigurt për individët për të blerë dhe shitur asete dixhitale. Kompania ka përvojë të gjerë në pagesa përmes Apple Pay, e nisur në 2014, dhe kartës së saj të kreditit të markës së saj, e cila debutoi në 2019.

Jennifer Bailey, e cila udhëheq Apple Pay, tha dy vjet më parë se prodhuesi i iPhone ishte “duke monitoruar” kriptovalutën. “Ne mendojmë se ka një potencial interesant afatgjatë,” u raportua të thoshte Bailey në një ngjarje të CNN.

Finantial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0