Një ekspozitë fotografike me fillesat e financave shqiptare është hapur për një javë pranë Kalasë së Tiranës. Kreshnik Kuçaj, gazetar i ekonomisë pranë Skan TV është nismëtari dhe organizatori i saj, me mbështetjen e Televizionit Skan.
Qytetarë të shumtë patën rastin të informohen për të kaluarën e ekonomisë dhe financave shqiptare dhe rrugëtimit të saj deri në ditët e sotme.
Ekspozita vjen me material nga ditët e para të themelimit të financave të Shqipërisë. Shumë informacione dhe dokumente nuk janë njohur nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe u përkasin kompanive shqiptare në vitet ’20-’30. Dokumentimi historik tregon se ka pasur një përpjekje të shqiptarëve për të kapur ritmin e vendeve të tjera në mekanizmat modernë financiar.
Historia e kopmanive të para tërheq vëmendje në këtë ekspozitë.
Në fund të viteve ’20 në Shqipëri ishte projektuar dhënia e 2 konçesioneve për fabrika birre. Njëra parashikohej të ndërtohej në Shkodër dhe tjetra në Korçë, ku vetëm kjo e fundit arriti të ndërtohej.
Koncesioni për ngritjen e fabrikës së birrës në Shkodër u votua nga Parlamenti në dhjetor 1926. Kjo fabrikë u ndërtua por nuk arriti të hapej asnjëherë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto