Udhëtimi 11 minutësh në Blue Origin kushton mbi 2.8 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Udhëtimi 11 minutësh në Blue Origin kushton mbi 2.8 milionë dollarë

Blue Origin

Blue Origin e Jeff Bezos thotë se ofertat për një vend në fluturimin e saj me raketën 11-minutëshe në hapësirë kanë arritur në 2.8 milionë dollarë.

Ofertat për një biletë në anijen kozmike New Shepard të Blue Origin kanë arritur gati $3 milionë, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Kompania hapësinore e Jeff Bezos po nxjerr në ankand një nga gjashtë vendet në New Shepard për një udhëtim 11-minutësh të planifikuar të niset më 20 Korrik, i cili do të jetë fluturimi i parë i turizmit hapësinor të kompanisë.

Oferta më e lartë që nga e Enjtja në mëngjes ishte $2.8 milionë, tregoi faqja e internetit.

Blue Origin tha se më shumë se 5,200 aplikantë nga të gjitha vendet e botës kishin ofertuar për biletën.

Paratë e mbledhura nga ankandi do të shkojnë për fondacionin Blue Origin, Club for the Future, për të cilin kompania thotë se do të kontribuojë në zhvillimin e jetesës në hapësirë ​​dhe do të frymëzojë gjeneratat e ardhshme të ndjekin karriera në shkencë.

Ankandi nisi në 5 Maj me oferta të mbyllura. Këto oferta u vulosën të Mërkurën. Ende mund të bëhen ofertë në faqen e internetit të Blue Origin, duke nisur nga vlera $2.8 milionë.

Faza përfundimtare e ankandit do të mbahet drejtpërdrejt në internet në 12 Qershor.

Udhëtimi në raketën suborbitale të gjatë 60 metra është planifikuar të zgjasë 11 minuta dhe do ta dërgojë ekuipazhin 62 milje (100 kilometra) mbi sipërfaqen e Tokës. Nisja është vendosur në Launch Site One në Texas.

Një maksimum prej gjashtë udhëtarësh mund të futen në kapsulë, e cila qëndron në majë të përforcuesit të raketave. Kur New Shepard arrin një lartësi të madhe, ajo ndahet nga përforcuesi, hyn në atmosferë dhe hap parashutat e saj për një ulje të sigurt.

Lexo: Si të fokusohemi tek menaxhimi dhe vetëdisiplina

Fluturimi më i fundit i suksesshëm i New Shepard ishte në 14 Prill, kur ajo pati një provës të quajtur “Mannequin Skywalker” në hapësirë. Ky ishte fluturimi i 15-të radhazi, provë i New Shepard pa një ekuipazh në bord.

Florent Ibrahimi

Businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0