Shtetet anëtare të BE ranë dakord të mërkurën të hapin kufijtë e jashtëm për udhëtarët e vendeve të treta si Shqipëria, që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Pas një takimi në Bruksel, diplomatët ranë dakord gjithashtu për të rritur nivelin e rasteve të reja për 100 mijë banorë që është vënë si kusht hapjen e kufirit me një vend të tretë. Nga 25 raste numri do të ngrihet në 100 raste për 100 mijë banorë. Shqipëria ka aktualisht 15 raste me Covid-19 për 100 mijë banorë, duke i plotësuar kështu kushtet edhe para se BE të merrte vendimin për hapjen e kufijve.
Lëvizja bëhet përpara sezonit turistik veror, pohuan për Reuters burime ne Bruksel. Ambasadorët nga 27 vendet e BE-se miratuan një propozim të Komisionit Europian të përpiluar në 3 maj lidhur me kriteret për të përcaktuar vendet si “të sigurta” dhe për të lejuar turistët e vaksinuar plotësisht nga diku tjetër.
Këto shtete pritet të vendosen një listë të re këtë javë ose në fillim të javës tjetër. Bazuar në të dhënat nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, personat që mbërrijnë nga Britania dhe një numër vendesh të tjera i plotësojnë kriteret e reja, por rezidentët amerikanë, jo. Një diplomat europian tha se rastet e variantit indian në Britani do të ndiqen me kujdes, megjithëse vendet e bllokut tashmë po përcaktojnë politikat e tyre lidhur me këtë situate.
Kështu Portugalia e hoqi një ditë më parë ndalimin katër-mujor të udhëtimit për turistët britanikë. Kriteri kryesor i vendosur nga Brukseli për udhëtarët e vendeve jo anëtare është që shteti nga vijnë ata të mos ketë më shumë se 25 raste të reja COVID-19 për 100,000 njerëz në 14 ditë.
Komisioni propozoi që ky nivel të rritej në 100, në fund ambasadorët ranë dakord për 75. Trendi duhet të jetë i qëndrueshëm ose në rënie dhe duhet të ketë një numër të mjaftueshëm testesh. që personave të vaksinuar, ata duhet të kenë marrë një vaksinë të miratuar nga BE-ja ndërsa ato në listën emergjente te OKB-së, do të merren parasysh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.