YouTube do të paguajë 100 milionë dollarë për krijuesit që bëjnë video si në TikTok - Business Magazine Albania

YouTube do të paguajë 100 milionë dollarë për krijuesit që bëjnë video si në TikTok

YouTube njoftoi të martën një fond prej 100 milionë dollarësh për të paguar krijuesit më të njohur në platformën konkurrente të tij, TikTok.

-“Fondi i Shorts (video të shkurtra) është vetëm hapi i parë në udhëtimin tonë për të ndërtuar një model afatgjatë të fitimit të parave për Shorts në YouTube”,- tha kompania në një postim në blog. YouTube shtoi që investimi do të nisë në muajt e ardhshëm.

Kjo nismë vjen si një përgjigje e YouTube për konkurrentët e mediave sociale si TikTok, Snap dhe Instagram’s Reels, në përpjekje për të rritur përdoruesit dhe bazën e krijuesve të tij për produktin video me formë të shkurtër. YouTube është ndër të fundit që vëndos një fond krijues të caktuar për të tërhequr influencuesit në platformën e tij.

Në raportin e fitimeve të tremujorit të parë, Google tha që YouTube siguroi 6.01 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat gjatë tremujorit. Kjo është një rritje gati 50% në bazë vjetore nga 4 miliardë dollarë.

Lexo: Videot Virale në TikTok po ndihmojnë bizneset e vogla të kenë sukses

CEO i Alphabet, Sundar Pichai, tha se Shorts po grumbullojnë 6.5 miliardë shikime ditore në të gjithë botën. Kompania nuk pranoi të publikonte statistikat më të fundit për bazat globale dhe të përdoruesve të Sh.B.A. YouTube lançoi Shorts për të gjithë përdoruesit e SH.B.A.-së në fillim të këtij muaji.

Kompania tha se do të shpërndajë fondin e krijuesve prej 100 milionë dollarë duke filluar nga muajt e ardhshëm dhe deri në vitin 2022.

Çdokush ka të drejtë të marrë pjesë në fond duke krijuar Shorts “unike” që “kënaqin komunitetin e YouTube”, sipas postimit të blogut. Youtube tha se do të kontaktojë me mijëra krijues, të cilët marrin më shumë angazhim dhe shikime çdo muaj. Do t’u kërkojë atyre të ndajnë edhe reagime mbi platformën.

Një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi të ndajë detaje se sa mund të fitojnë krijuesit, ose metrikat që do të përcaktojnë se kush paguhet duke thënë që kompania do të japë më shumë informacion në muajt e ardhshëm.

YouTube tha se krijuesit e kualifikuar nuk ka nevojë të jenë pjesë e Programit të tij të Partnerëve, programi ekzistues, i cili lejon krijuesit të fitojnë para nga videot e tyre në YouTube.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0