Integrimi në BE, kush e ka në dorë “fatin” e Shqipërisë? - Business Magazine Albania

Integrimi në BE, kush e ka në dorë “fatin” e Shqipërisë?

Opinionistja Doriana Metollari ka dhënë një deklaratë mbi Integrimin e Shqipërisë në BE, nisur edhe nga periudha në të cilën gjendet vetë BE-ja. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë “fate të ndara” dhe siç e përmend Metollari. në këtë moment nuk janë Shqipëria apo Maqedonia e Veriut vendet që vendosin për integrimin në BE, por instrumentet e Bashkimit Europian që vlerësojnë progresin e vendeve. Nëse ka ndryshime në politikë duket se sforcot do të rriten për të dyja vendet. Më poshtë keni deklaratën e plotë:

“Nuk janë Shqipëria apo Maqedonia e Veriut vendet që vendosin për integrimin në BE, por instrumentet e Bashkimit Europian që vlerësojnë progresin që kanë bërë të dyja vendet tona, dhe mbi bazën e kësaj hapat e afrimit që do të bëjnë. Para disa kohësh po zhvillohej i njëjti debat për faktin që Maqedonia e Veriut ishte më afër integrimit nga sa ishte Shqip ëria. Por tani mesa duket BE ka vlerësuar se kjo ka ndryshuar. Ne jemi dy fate të ndara. Megjithatë ekziston një “periudhë egoizmi” brenda vetë Bashkimit Europian dhe kjo u detyrohet shumë shkaqeve të brendshme, prandaj derisa kjo “periudhë egoizmi” të kalojë apo të përpunohet më shumë, anëtarësimi i vendeve te reja nuk do të jetë një proçes i lehtë. Marrim një shëmbull. Në Francë presidenti aktual Macron është kokë më kokë në sondazhe me rivalët e tij, të cilët janë kundër politikave të zgjerimit, haptas. Pra, sforcot e të dyja vendeve tona do të rriten akoma më shume, nëse ndodh që të marrin përparësi politikat nacionaliste.”

Lexo: Mimi Kodheli: Ja cilat janë prioritetet integruese të së majtës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0