Irlanda me rritjen e vetme ekonomike në BE për 2020 - Business Magazine Albania

Irlanda me rritjen e vetme ekonomike në BE për 2020

Ekonomia e Irlandës ishte e vetmja që u rrit në BE vitin e kaluar, tregojnë shifrat ekonomike. Kjo erdhi nga rritja e eksporteve mjekësore dhe farmaceutike.

Shifrat e Komisionit Europian, tregojnë se pritet që GDP Irlandeze të rritet me 3.4 përqind në 2021 dhe pak më shpejt në 2022 me 3.5 përqind. Ekonomia e zonës së euros në tërësi do të rritet 3.8 përqind këtë vit dhe me të njëjtin ritëm vitin e ardhshëm.

Ekonomia e Irlandës u rrit me 3 përqind vitin e kaluar pavarësisht ndikimit të pandemisë Covid-19. Kjo është në kontrast të fortë me tkurrjen mesatare në të gjithë BE-në, me një rënie prej 6.8 përqind dhe rënies së theksuar 11 përqind në Spanjë dhe 10 përqind në Greqi.

Të gjitha vendet anëtare të BE parashikohet të kthehen në rritjen ekonomike këtë vit, veçanërisht në gjysmën e dytë të 2021, por ekzistojnë rreziqe të forta dhe pasiguri në varësi të suksesit të fushatave të vaksinimit të Covid-19.

“Ne mbetemi në kthetrat e dhimbshme të pandemisë, pasojat e saj sociale dhe ekonomike janë shumë të dukshme”, tha komisioneri i ekonomisë Paolo Gentiloni. “Megjithatë, më në fund, ka dritë në fund të tunelit. Deri sa kemi rritje të të vaksinuarve gjatë muajve të ardhshëm, një lehtësim i masave të kontrollit duhet të lejojë një rikthim forcues gjatë pranverës dhe verës.

“Ky parashikim është subjekt i rreziqeve të shumta që lidhen, për shembull, me variante të reja të Covid-19 dhe me situatën globale epidemiologjike”.

Vendet që patën ndikimin më pak negativ në PBB pas Irlandës në vitin 2020 ishin Lituania (-0,9 përqind), Polonia (-2,8 përqind) dhe Estonia dhe Suedia (të dyja – 2,9 përqind).

Ekonomia e Irlandës u mbështet veçanërisht nga “eksportet nga kompanitë multinacionale të specializuara në pajisje mjekësore, farmaceutike dhe shërbime kompjuterike”, sipas Komisionit Evropian.Marrur nga:

Irishtimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0