Një aksident i ndodhur të dielën në Texas të SHBA-së, nga një makinë Tesla elektrike që po lëvizte pa shofer, uli vlerën e kompanisë me 2% në më pak se 24 orë. Aksidenti shkaktoi 2 humbje jete dhe flakë të mëdha që nuk mundën të fikeshin për më shumë se 4 orë. Njëri nga viktimat ndodhej në sediljen e pasagjerit dhe tjetri në pjesën e pasme të makinës duke nënkuptuar që askush nuk po i jepte makinës.
Zyrtarët federalë kanë kritikuar dhe fajësuar Tesla-n për zjarre dhe më parë që sipas tyre shkaktohet nga bateria në masë të madhe. Gjithashtu, kompania është përballur me kritika të shumta për mungesën e një trajnimi të klientëve që metoda e udhëtimit “pa shofer” i makinës elektrike nuk përdoret vend e pa vend.
Ndërkohë, paraditen e së dielës, drejtori i Tesla, Elon Musk, njoftoi se të udhëtosh me një mjet të Tesla-s je 10 herë më shumë i sigurt se sa me një makinë me lëndë djegëse.
Tesla with Autopilot engaged now approaching 10 times lower chance of accident than average vehicle https://t.co/6lGy52wVhC
— Elon Musk (@elonmusk) April 17, 2021
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto