Egzon Gashi, CEO i Teach For Kosova u emërua si “30 under 30” (30 nën moshen 30) në Europë në fushën e ndikimit social! - Business Magazine Albania

Egzon Gashi, CEO i Teach For Kosova u emërua si “30 under 30” (30 nën moshen 30) në Europë në fushën e ndikimit social!

Egzon Gashi

Nga Florent Ibraimi, Kontributor

Egzon Gashi, është me shumë meritë në Forbes 30 Under 30.

I rritur dhe shkolluar në SHBA, Egzoni kthehet në Kosovë më 2018 për të themeluar Teach For Kosova, me qëllim të përmirësimit të sistemit dhe cilësisë së edukimit. Kënaqësi që kemi qenë pranë ekipit të tij, nga dita e parë.

Përndyshe, Teach For Kosova është non-profit organizatë që punon për të siguruar që të gjithë nxënësit në Kosovë të kenë qasje në një arsim cilësor, pavarësisht nga klasa shoqërore ose përkatësia etnike. Për ta arritur këtë, Teach For Kosova do të rekrutojë udhëheqësit e ardhshëm më premtues të Kosovës për të dhënë mësim për dy vjet në shkollat me nevoja më të lartë të Kosovës. Ata do të marrin dy vjet trajnim nga stafi i Teach For Kosova dhe do të bashkohen në një rrjet global me mbi 60,000 individë të cilët kanë përfunduar programe të ngjashme në të gjithë botën. Në planin afatshkurtër, Teach For Kosova synon të sjellë talent në sektorin e arsimit. Në planin afatgjatë, kolegët e Teach For Kosova – dhe alumni – do të përbëjnë një forcë kolektive të udhëheqjes e cila do të punojë për të eleminuar pabarazinë dhe për të zgjeruar mundësitë arsimore përmes arsimit ose ndonjë sektori tjetër që ata zgjedhin të ndjekin pas përfundimit të bursës.

Ndryshe nga tjerat, ai tha: “Jam shumë i ngazëllyer që u emërova në Forbes “30 Under 30” (30 nën moshën 30) për ndikim shoqëror në Europë! Puna ime si themelues i Teach For Kosova vazhdon te jetë një përvojë e papërshkrueshme. Është një ndjenjë e veçantë kur kjo punë vlerësohet në këtë mënyrë”.

https://www.forbes.com/30-under-30/2021/europe/social-impact

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0