TalkUP, në finale me 10 të rinj nga Durrësi dhe Tirana - Business Magazine Albania

TalkUP, në finale me 10 të rinj nga Durrësi dhe Tirana

TalkUP

Finalizohet programi i komunikimit të të rinjve “TalkUP”. Në dy muaj rrugëtim, çdo fundjavë, të rinj nga shkolla të ndryshme nga Tirana dhe Durrësi u sfiduan për të krijuar baza më të forta të një komunikimi cilësor dhe konstruktiv. Grupi i të rinjve të përzgjedhur mes rreth 70 aplikantësh, u njoh me teknikat e komunikimit dhe efektet e tij përmes lojërave individuale dhe në grup.

Arjola, një prej finalisteve, tregon se ishin mbresëlënëse refleksionet në fund të ccdo dite. “Gjatë këtij trajnimi kuptova rëndësinë e të dëgjuarit të një bisedë, pa pasur nevojë domosdoshmërisht të jap opinion apo gjykim. Kjo është diccka që shpesh mungon nga pala tjetër kur jam në komunikim, ndaj do të jem më e vëmendshme, që pikësëpari të jem një dëgjuese e mirë”.

I konceptuar në një formë argëtuese e të relaksuar, trajnimi u zhvillua gjatë të shtunave nga Qendra Multifunksionale Kallz.

Gjatë këtij aktiviteti, ata patën mundësi të njihen me mundësitë që sjell në komunikim një mendësi e hapur. Duke u ndërgjegjësuar për aftësitë dhe limitet e tyre ata tashmë kanë prientuar fokusin aty ku duhet të përmirësohen.

Grupi ambizios i të rinjve nga Tirana dhe Durrësi zhvilloi gjatë javës së kaluar edhe një takim me sipërmarrësin Uran Derri. Ndërsa Urani ishte i gatshëm të ndante me të rinjtë sfidat e tij dhe zgjedhjet që ai bëri në moshën e tyre, të rinjtë nga ana tjetër treguan kuriozitet rreth ndërveprimit të tij me ortakë, klientë, familjarë e miq. Sipas Uranit, “transparenca në komunikim është ndër format më frytdhënëse për baza të shëndosha shoqërore apo pune”.

 

TalkUP u finalizua me një vizitë në ambientet e Bukinist dhe një bisedë me menaxherin e saj Albert Gjoka.

Lexo: 6 arsye përse ndodhin keqkuptimet

Gjoka theksoi se pandemia ka rritur sfidën e komunikimit mes nesh, dhe në veccanti mes adoleshentëve. Por ai kujtoi gjithashtu se libri është një ndër miqtë më të mirë të njeriut. “Libri është aty edhe në rastet më të vështira dhe ne e kuptuam këtë që në ditën e parë të karantinës, kur kërkesa për libra u trefishua”, tha ai.

Programi, i cili synon t’u mundësojë të rinjve të përballojnë më lehtësisht bisedat me familjarë, bashkëmoshatarë apo edhe mësues, u mbështet nga miq të Kallz, si Fastcall, Mr. Potatofood, Businessmag, Albacademy dhe Bukinist.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0