Tesla nis shitjet me Bitcoin - Business Magazine Albania

Tesla nis shitjet me Bitcoin

Tani mund të bleni një makinë Tesla  me Bitcoin,”-shkruan Elon Musk në rrjetin social Twitter. Disa kohë më parë, Tesla nën drejtimin e Musk bleu 1.5 bilionë dollarë vlerë të Bitcoin dhe në të njëjtën kohë njoftoi se shumë shpejt do të pranonte Bitcoin si pagesë për produktet e kompanisë së vet. Ndërkohë, Bitcoin u rrit me 5% pas njoftimit nga Elon Musk.

Ky vendim vlen vetëm për SHBA-në të cilët sipas udhëzimeve nga Tesla mund të dërgojnë shumën e kërkuar dhe për 1 minutë ajo do të mund të pranohet. Vlera e një mjeti të Tesla varion nga 37.000 deri në 127.000 dollarë.

Lidhja e Musk dhe Bitcoin po përforcohet akoma, pasi vetë Elon ishte gjithmonë i tërhequr nga kriptomonedha më e vlefshme dhe e famshme në botë. Disa investitorë mendojnë se Tesla dhe Bitcoin janë në një territor flluske. Tesla arriti 800 milionë dollarë në vitin 2020, ra në 600 milionë dhe tani është në 635 milionë. Ndërsa, Bitcoin luhatet nga ora në orë, por e nisi javën me 55.444 dollarë. Shtetet e tjera do të mund të blenë Tesla me kriptomonedhë pak më vonë sqaron kompania.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0