A ndihemi të barabartë në kushtet e punësimit, me një pagë të njëjtë apo me vlerë të njëjtë? - Business Magazine Albania

A ndihemi të barabartë në kushtet e punësimit, me një pagë të njëjtë apo me vlerë të njëjtë?

kushtet e punësimit

Donila PIPA

Të gjithë janë të barabartë para ligjit”, ndonjëherë në realitetin e përditshëm, ku përballet secili nga ne. Ky parim duket si një sllogan i një fushate elektorale!

Po vallë a trajtohemi njësoj dhe paguhemi njësoj pa u diskriminuar në një marrëdhënie pune, në shpërblim për punë të njëjtë dhe me vlerë të njëjtë?

Si palë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, kemi ratifikuar shumë konventa dhe rekomandime.

Si pjesë e Këshillit të Europës, kemi ratifikuar, njohur dhe duhet të respektojmë Konventën Europiane për të drejtat e njeriut, apo dhe nenin 14 të saj dhe Protokollin nr 12.

Si një shtet që duan të aderojmë në Bashkimin Europian kemi përshtatur “ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi apo “Kodin e PUNËS”, me traktatet apo direktivat e Bashkimit Europian në këtë fushë.

Sa mirë! Kemi ligje, institucione, organe kompetence, por edhe njerëz që paguhen për t’i vënë në praktikë dhe respektuar ato, por sa individë janë ndjerë dhe ndihen viktima?

Lexo: Denaj prezanton skemat nxitëse për rritjen e punësimit

Sa viktima kemi të sjelljeve arbitrare, nga lart-poshtë, viktima të trajtimeve diskriminuese në punësim apo pagë?

Sa herë kemi punuar si skllevërit në një botë demokratike dhe kemi heshtur?

Ndonjëherë gjendemi të viktimizuar pasi nuk jemi vlerësuar për punën që kemi bërë, nuk jemi paguar njësoj me burrat, apo me kolegët e tjerë, pavarësisht se punojmë në një vend pune apo kryejmë një punë me vlerë të njëjtë?

Sa herë jemi ndjerë si jetimë, sikur kemi humbur betejën para se të përballemi me faktet reale dhe prova apo të vërtetën?

E DINI PSE HEQIM shumë herë DORË, të luftojmë dhe të dalim nga guacka e personit viktimë dhe të kërkojmë të drejtat tona; e thjeshtë, pasi shumë herë ndihemi vetëm në një vend ku paguajmë taksat, ku shpenzojmë shumicën e ditës dhe kohës tonë për të punuar dhe harrojmë shumë herë të jetojmë. Harrojmë prioritetet tona, harrojmë familjen, jetën private dhe harrojmë  dhe veten tonë sa vlejmë! DHE NE prapë,  shumë herë heshtim, se e dimë që do të jemi prapë vetëm para institucioneve, punëdhënësit, ndonjeherë individëve të korruptuar, jo profesionistë, para institucioneve gjykatave etj, ku nuk respektohet  dhe mbrohet e drejta dhe individi!

Por, përsëri  nga gjithë ky negativitet, si ai tërmeti që na shkundi dhe na nxorri jashtë shtëpive tona, apo Covidi-19 që na izoloi, na futi në karantinë, jo vetëm fizike, por dhe shpirtërore dhe besimi. Në mendjen time si për cudi m’u kujtua “Deklarata e Filadelfias”, apo edhe Kushtetuta e ONP”,  lëndë që ua kam shpjeguar me shumë pasion studenteve, drejtësi sociale, tripalëshe, punëdhënës-punëmarrës-shtet. “Drejtësia sociale është themelore për të siguruar një paqe universale dhe të vazhdueshme; Duke qenë se zhvillimi ekonomik është themelor, por nuk është i mjaftueshem për të siguruar drejtesinë, progresin social dhe zhdukjen e varfërisë, duke konfirmuar kështu nevojën që ILO të promovojë politika sociale solide, drejtësi dhe institucione demokratike”.

Vetëm kur të kemi një bashkëpunim midis palëve qofshin institucione publike, shtetërore, Inspektorat i Punës, Komisoner për mbrojte nga diskriminimi, sindikata, vetëm kur funksionimi,  njohja dhe respektimi i të drejtave, që bëhen  shumëherë në workshope, takime, informime thjesht për t’u bërë, të bëhen në praktikë, duke u ulur “gju me gju” për zgjidhjen e mosmarreveshjeve gjithë palët e interesuara, duke menduar si të përmirësohet sistemi,  për të pasur drejtësinë sociale, dhe jo nga frika e gjobave, ndëshkimit, apo deri tek mbyllja e një aktiviteti apo insitucioni jo publik, si formë ndëshkimi, vetëm atëhere do të themi jetojmë në demokracinë sociale!

Konkurrenca dhe tregu i lirë ekziston ku punëmarrësi që punon për të jetuar dhe siguruar jetësën e tij, duhet të punojë me dinjitetit, dhe jo të ndihet si një person në një skllavëri moderne, që shumë herë nuk duhet të flasë, të bëje sikur nuk kupton, apo proteston, apo dhe të shqiptojë fjalën me fuqinë e shpiritit,  boll më durova edhe durimi ka një kufi!

Të duash demokracinë do të thotë të duash të ndihesh demokrat në vendimmarrje, informim apo konsultime, ku palët nuk diskriminohen por trajtohen në mënyrë të barabartë si palë në një marrëdhënie kontraktuale!

Kështu që,

  • Vetëm kur të kemi kontrata kolektive dhe dialog social,
  • Vetëm kur të kemi vendime dhe paga transparence që në momentin e rekrutimit për të aplikuar për një vend pune, rritje page, apo zgjidhje kontrate duke respektuar afatet dhe njoftimin,
  • Vetëm kur të kemi zyra burimesh njerëzore dhe performance, që përmirësohen dhe tranjohen për të pasur politika jodiskriminuese dhe sociale,
  • Vetëm ateherë mund të quhemi një vend demokrat ,,, në të kundër do të mbetemi si një vend ish-komuniht në tranzicionin e veprimeve unilaterale pa nje vizion për të parë dhe menduar për të ardhmen!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0