Konfindustria Kuvendit. Mos ndryshoni kodin rrugor në fund të mandatit. Gjoba është arbitrare - Business Magazine Albania

Konfindustria Kuvendit. Mos ndryshoni kodin rrugor në fund të mandatit. Gjoba është arbitrare

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, që në ditët e fundit tij të mos miratojë projekt ligjin për ndryshime në Kodin Rrugor, në të cilin parashikohet sanksionimi i penalitetit automatik për mbi 500 mijë, qytetarë dhe biznese zotërues të automjeteve, që nuk kryejnë sigurimin e detyrueshëm brenda një afati kohor 30 ditor nga skadimi i të mëparshmit. Penaliteti absurd arrin deri në 50 mijë lekë edhe nëse automjeti nuk del në rrugë.

Konfindustria shpreh shqetësimin, që akte ligjore kaq të rëndësishme, sikurse projekt ligji në fjalë, që prekin një numër shumë të madh të qytetarëve dhe bizneseve, kalojnë pa asnjë debat publik dhe pikërisht në fundin e legjislaturës dhe kulmin e fushatës zgjedhore të 25 prillit. Mënyra e mësipërme sesi është zhvilluar  gjithë procesi legjislativ i deritashëm dhe koha e zgjedhur janë të shprehje të mundësisë për prannë e “ state capture/kapje e shtetit si shkalla më e lartë e korrupsionit.

Sipas Konfindustrisë në parim është krejt e papranueshme, që tejkalimi i afatit 30 ditor të sigurimit të penalizohet edhe në kushtet kur automjetet nuk dalin në rrugë. Aq më shumë në kushtet e pandemisë së Covid 19 kur afate të tilla janë plotësisht të mundshme për t’u tejkaluar nga qytetarët për arsye shëndetësore pa përmendur arsyet financiare. Edhe më e rëndë paraqitet gjëndja për bizneset. Bizneset, që kanë numër të madh automjetesh dhe makinerish do të jenë të detyruar të paguajnë siguracione edhe nëse mjetet e tyre për arsye të mungesës së punës janë të mbyllur.

Lexo: Bitcoin/ ‘Tulipani dixhital’ apo klasa e re e aseteve?

Konfindustria vlerëson, se ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë kishin shumë më tepër arsye të kërkonin nga autoritet rregullatore në varësi të tyre për mënyrën sesi është ndërtuar dhe funksionon sot tregu i sigurimeve në Shqipëri. Tregu i sigurimeve ka shenja të qarta të organizimit në formë karteli të pastër, me cmime policash të fiksuara me platforme unike teknologjike, pa konkurencë ndërmjet operatorëve dhe asnjë licencë të re të dhënë në vite për operatorë të rinj. Pasojat janë të dukshme te qytetarët dhe bizneset ku vetëm mjafton të përmendim, se pagesa për prime të siguruara në Shqipëri është të paktën 60% me e ulët, se në Kosovë për të mos përmendur vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0