Tatimet, njoftim bizneseve: Publikoni pasqyrat financiare - Business Magazine Albania

Tatimet, njoftim bizneseve: Publikoni pasqyrat financiare

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar bizneset tatimpaguese të bëjnë publike pasqyrat financiare të vitit 2020 brenda 31 marsit të këtij viti. Formularët e deklarimit të  tatimit mbi fitimin bashkë me të dhënat financiare plotësohen dhe dorëzohen në e-filing.

Pasqyra financiare që kërkohet nga DPT-ja është e njëjtë me atë që bizneset dërgojnë në QKB. Dokumenti duhet të përfshijë: Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali), Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow), Aneksi për shpjegimet shpjeguese.

Bashkë me pasqyrën financiare bizneset duhet të dërgojnë dhe dokumentet shtesë si: Kontrata e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik), Inventari i mjeteve të transportit në pronësi, Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).

Në dorëzimin e dokumenteve duhet të deklarohet dhe emri i hartuesit të pasqyrës financiare, ekonomisti i punësuar, kontabilistin ose shoqërinë  e kontabilitetit që ofron shërbimin e kontabilitetit. Administratorin e shoqërisë dhe numrin e kontaktit si dhe rubrikën e të ardhurave.

Formati i  kërkuar duhet të jetë në:

Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsx

Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx

Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx

Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx

Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx

Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx

Formati për Pasuri te Luajtshme  (Makina).xlsx

Formati për Pasuri te Paluajtshme (Ndërtesa).xlsx.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0