Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, nuk ka arritur që të triumfojë në edicionin e 71-të të Festivalit të Këngës Italiane, San Remo. Edhe pse u pa si një nga favoritët për të fituar vendin e parë këtë vit në festivalin e njohur italian, Ermal Meta arriti të renditet i treti.
Vendin e parë e rrëmbeu grupi i rrokut Maneskin. Ndërkohë vendin e dytë arriti ta fitonte Francesca Michielin & Fedez dhe Ermal Meta arriti që të shkonte deri në shkallën e tretë të podiumit.
Këngëtari me origjinë shqiptare arriti që të renditej i pari nga votat e publikut me këngën “Un milione di cose da dirti”, por pas votimit të jurisë Meta nuk shkoi më shumë se vendi i tretë.
https://www.youtube.com/watch?v=Kni7wZw03-c
Grupi i rrokut Maneskin, një grup romak me energji shpërthyese, ia doli të triumfojë me këngën “Zitti e buona”, pasi mbizotëroi skenën e Ariston dhe përmbysi çdo parashikim.
“Ne kemi bërë revolucion”, kanë shkruar në rrjetet sociale triumfuesit e këtij edicioni.
Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio e kanë magjepsur publikun me tingullin e kitarave elektrike, praninë skenike dhe pamjen rrëzëllitëse dhe me shpirtin e lirë të të njëzetave. Të rinjtë e mirë, të bukur, kanë arritur të kenë sukses në një vend si Italia që nuk shpërblen lehtë grupet.
https://www.youtube.com/watch?v=1OISmX4vOKA
Lindur në 2015 në Romë, grupi Maneskin arriti këtë sukses pasi fitoi vendin e dytë në “X Factor” në 2017 dhe pas një karriere që gjithashtu i pa ata të luanin nëpër kryeqytet si artistë të rrugës. Albumi i tyre debutues “Il ballo della vita”, i lancuar pas shfaqjes së talenteve, arriti sukses të madh dhe u pasua nga shitje të mëdha. Ata kanë një audiencë me të rinj, por prindërit e tyre gjithashtu shikojnë në koncertet e tyre (sidomos nënat, të magjepsura nga hijeshia e Damiano, 22 vjeç, një frontman karizmatik, i cili që nga X Factor ka filluar të shfaqë një stil të veçantë, me gjoksin e zhveshur dhe duke vallëzuar me taka në skenë.
Këtë edicion festivali i muzikës italiane u mbajt në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, ku pallati Ariston ishte si kurrë më parë pa publik. Duartrokitjet e rreme, melankolia dhe distanca e sigurisë kanë qenë të pashmangshme në këtë edicion.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.