Tesla mund të ketë bërë 1 miliard dollarë në investimin e saj në Bitcoin - Business Magazine Albania

Tesla mund të ketë bërë 1 miliard dollarë në investimin e saj në Bitcoin

kriptovalutat

Investimi prej 1.5 miliardë dollarësh i Tesla në Bitcoin mund të ketë bërë tashmë një fitim prej 1 miliard dollarësh për prodhuresin e automjeteve. Drejtori i Përgjithshëm i Tesla, Elon Musk tha se investimi në Bitcoin i prodhuesit të automjeteve ishte “më pak budallallëk” sesa kursimi i parave dhe e ka dhënë shpërblimin që tani. Një analist vlerëson se Tesla tashmë ka mbledhur rreth 1 miliard dollarë fitim në investimin e saj në Bitcoin për shkak të çmimit në rritje të kriptovalutës.

Analisti vlerëson se investimi në Bitcoin i Tesla-s u shpërblye

Analisti i Wedbush, Daniel Ives tha se Tesla është e vendosur të fitojë më shumë në investimet e saj në Bitcoin sesa fitime nga shitja e automjeteve të saj elektrike në të gjithë vitin 2020. Ai nuk shpjegoi se si e kreu llogaritjen e tij prej 1 miliard dollarësh fitime.

CNBC vëren se çmimi i Bitcoin u rrit nga  34,793.45 $ në fund të Janarit në  57,487.03 $ në 20 Shkurt. Ky shënon një kapërcim afërsisht 65%, që do të thotë një fitim prej rreth 975 milionë dollarë për 1.5 miliardë dollarë të Tesla-s në Bitcoin. Niveli ditor të hënën i kaloi  58,332,00 dollarë, gjë që rriti përkohësisht fitimin e prodhuesit të automjeteve në më shumë se 1 miliard dollarë.

Në fillim të këtij muaji, prodhuesi i automjeteve zbuloi në një skedar pranë Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Këmbimin se kishte investuar 1.5 miliardë dollarë në kriptovalutë. Tesla tha se e bëri blerjen në janar për “më shumë fleksibilitet për të diversifikuar më tej dhe për të maksimizuar kthimet në paratë tona”.

Qëndron e paqartë nëse prodhuesi i automjeteve shiti ndonjë Bitcoin, pasi u rrit çmimi. Çmimi i Bitcoin është rritur 94% këtë vit. Kufiri i tregut të kriptovalutës kapërceu 1 trilion dollarë javën e kaluar, për herë të parë.

Lexoni: Bitcoin arrin vlerën 1 trilion dollarë

Çmimi i Bitcoin ra, falë Musk

Tesla është pjesë e Entrepreneur Index, i cili ndjek 60 nga kompanitë më të mëdha, që tregtojnë publikisht dhe ende drejtohen nga themeluesit e tyre. Tesla bëri investimin e saj prej 1.5 miliardë dollarësh në Bitcoin pasi Musk, një nga bashkëthemeluesit e saj, shkroi në Twitter ndryshimin e tij në qëndrim ndaj kriptovalutës. Ai u bë një mbështetës i saj këtë vit.

Meqenëse çmimi i Bitcoin u rrit pasi Tesla zbuloi blerjen e saj dhe pas tweet-eve të Musk në mbështetje të kriptovalutës, nuk vjen aspak befasi që çmimi ra pasi Musk postoi në Twitter përsëri. Bloomberg vëren se pas investimit të prodhuesit të automjeteve javën e kaluar, çmimi i bitcoin u rrit me 20% duke kapërcyer 58,000 dollarë për herë të parë.

Gjatë fundjavës, Musk shkroi në Twitter se çmimet e bitcoin “duken të larta”. Vetëm këtë muaj, vlera e kriptovalutës është rritur me mbi 60%. Arriti edhe një nivel të ri të dielën, duke i’u afruar 59,000 dollarë. Bloomberg sugjeron që paqëndrueshmëria e fundjavës në çmimet e Bitcoin mund të nxitet nga njerëzit që tregtojnë kriptovalutën në shtëpi.

The news outlet sugjeron gjithashtu që investitorët institucionalë, të cilët punojnë nga e hëna deri të premten, mund të kenë filluar shitjen pas tweet-eve të Musk. Çmimi ra, në 22 shkurt nën 53,000 dollarë.

ENTREPRENEUR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0