Tatimet: Bizneset e përjashtuara nga TVSH të dorëzojnë faturat e papërdorura - Business Magazine Albania

Tatimet: Bizneset e përjashtuara nga TVSH të dorëzojnë faturat e papërdorura

Tatime

Bizneset e përjashtuara verën e shkuar nga TVSH, duhet të dorëzojnë pranë administratës tatimore faturat e papërdorura.

Administrata Tatimore ka njoftuar se afati për dorëzimin e fletëve ose blloqeve të papërdorura nga tatimpaguesit do të jetë periudha 01 Mars – 31 Gusht 2021.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju njofton se në bazë të VKM Nr. 576, datë 22.07.2020 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit Nr. 92/2014 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të gjithë ju si tatimpagues që nuk do të jeni më subjekt i TVSH-së, keni detyrimin për të depozituar dokumentacionin tatimor të shpërndarë (faturat e TVSh-së) pranë strukturave në Drejtoritë Rajonale Tatimore që kanë qenë të angazhuara për shpërndarjen e tyre”, shkruan në njoftim Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve.

Lexo: Trajnim: Fiskalizimi në Republikën e Shqipërisë

Dokumentacioni tatimor mund të dorëzohet dorazi ose me postë rekomande sipas formateve, të cilat i gjeni si dokumenta ndihmëse poshtë këtij njoftimi. Një kopje e procesverbalit të konfirmimit do ju vijë në mënyrë elektronike nëpërmjet çështjeve të krijuara në C@ts, nga inspektorët e kontrollit nga zyra, të cilët administrojnë dosjen tuaj. Në korrikun e vitit 2020, Qeveria përjashtoi nga skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar bizneset me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë në vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0