4 zgjedhje në jetë i ndajnë ata që veprojnë nga ata që ëndërrojnë - Business Magazine Albania

4 zgjedhje në jetë i ndajnë ata që veprojnë nga ata që ëndërrojnë

Praktikoni zakonet e thjeshta që kanë ndihmuar Gates të bëhet personi i katërt më i pasur në botë. Bill Gates ka dhënë këshilla mjaftueshëm se si të bëni një jetë të suksesshme ose të udhëhiqni një biznes të suksesshëm. Kufiri i lartë që bashkëthemeluesi i Microsoft vendos çdo ditë nuk është dhe aq i pamundur të arrihet. Megjithatë, kërkon zhvillimin dhe praktikimin e disa zakoneve të reja. Të ndërtosh rrugën tënde drejt suksesit do të thotë të ëndërrosh më pak dhe të bësh më shumë, nga ato që vetë Gates ka bërë teksa u bë personi i katërt më i pasur në botë.

Këto janë katër gjëra që ndajnë qartazi ata që veprojnë nga ata që ëndërrojnë:

  1. Bërësit kultivojnë kureshtjen e tyre.

Në vitin 2019, Gates foli me studentë, prindër dhe nxënës në shkollën e tij të mesme, “Alma Mater”, në Seattle. Një prej pyetjeve të shtruara ndaj Gates është veçanërisht e rëndësishme për gjeneratën tjetër të punës: “Cilat janë aftësitë që studentët e sotëm duhet të dinë për të lulëzuar në botën e viteve 2030 dhe 2040?”

Gates u përgjigj: “Për nxënësin kurioz, këto janë kohërat më të mira sepse aftësia juaj për të rifreskuar vazhdimisht njohuritë tuaja me podcast-e ose leksione në internet është më e mirë se kurrë.”

Gates theksoi rëndësinë kritike të kuriozitetit si një strukturë për përvetësimin e njohurive. Një mentalitet rritës si themel dhe nxitje për të qëndruar kurioz dhe për të vazhduar të mësuarit, tha Gates, do të ndihmojë punonjësit e ardhshëm të përgatiten për ndryshimet e mëdha që do të ndodhin.

Gates ka ruajtur një etje të pabesueshme për kuriozitet dhe për të mësuar gjëra të reja ndër vite. Në një intervistë me The New York Times, Gates tha se lexon deri në 50 libra çdo vit: “Është një nga mënyrat kryesore përmes së cilës unë mësoj dhe ka qenë që kur isha fëmijë.”

Jo vetëm që kurioziteti është thelbësor për procesin e të mësuarit, por sipas shkencës është gjithashtu i shkëlqyeshëm për kënaqësinë e përgjithshme të jetës. Shumë studime kërkimore nxjerrin në pah që njerëzit kuriozë kanë marrëdhënie më të mira, komunikojnë më mirë dhe fitojnë më shumë kënaqësi nga jeta sociale. Në fakt, njerëzit e tjerë tërhiqen më lehtë dhe ndihen më pranë individëve që shfaqin kuriozitet.

Lexoni: Rrit Standartin Tënd!

  1. Bërësit fuqizojnë ata që drejtojnë.

Si CEO i Microsoft, Gates dikur shprehte një ideologji e cila tani kërkohet në kulturat e punës me në qendër njerëzit: “Ndërsa shohim përpara në shekullin e ardhshëm, udhëheqësit do të jenë ata që fuqizojnë të tjerët”.

Një gjë mbetet tani më e vërtetë se kurrë: Udhëheqësit e mirë e veçojnë veten duke influencuar dhe fuqizuar në mënyrë efektive punonjësit në kohë krize. Ata e bëjnë këtë duke iu përgjigjur çdo ditë sfidave me të cilat përballen njerëzit e tyre dhe duke bërë gjithçka që duhet për të mbrojtur punonjësit ose biznesin.

Kjo ka të bëjë me kujdesin për nevojat e shëndetit mendor të punonjësve dhe familjeve të tyre, pasi izolimi shoqëror, vështirësitë ekonomike dhe pasiguritë e tjera të jetës rëndojnë mbi njerëzit në mënyra unike.

Kjo është mënyra se si udhëheqësit e mëdhenj shkëlqejnë me guxim dhe shfaqje heroike të ndjeshmërisë dhe dhembshurisë kur njerëzit e tyre ndihen keq. Ky është gjithashtu lloji i udhëheqësit që do të na duhet në një ekonomi post-pandemike, pasi të rimëkëmbemi dhe të ecim përpara.

  1. Bërësit delegojnë dobësitë e tyre.

Një tjetër lloj mendësie që kërkohet për të ndërtuar suksesin tuaj është diçka që mund të jetë në përfitim të çdo profesionisti të ngarkuar me punë: Mësoni të delegoni më mirë.

Gates pranon që delegimi nuk i erdhi lehtë në ditët e para të Microsoft. Ai e dinte që fiksimi i tij me programimin nuk do të ishte i qëndrueshëm nëse kompania do të rritej, kështu që ai duhej t’i besonte me vetëdije aftësive të njerëzve të tjerë për të shkruar softuer.

Ndërsa Microsoft rritej, përgjegjësitë e tij menaxheriale u rritën. Gates shpejt e kuptoi se duhej mësonte të delegonte dobësitë e tij, si menaxhimi i burimeve njerëzore të biznesit, te njerëzit e tjerë të cilët e kishin pikë të fortë.

Nëse përgjegjësitë tuaja kanë tejkaluar kapacitetin tuaj për t’i trajtuar ato, shtylla e parë për delegimin e suksesshëm është të keni një ekip të aftë rreth jush, i cili mundet të përballojë detyrat. Gjithashtu, duhet të vendoset besim i dyanshëm për këdo në mënyrë që të ndihet rehat duke deleguar dhe ndarë përgjegjësitë.

  1. Bërësit përqendrohen në gjërat që kanë më shumë rëndësi.

Gates gjithashtu pranon me lehtësi se mençuria e shoku të tij të ngushtë Warren Buffett si mësues ka patur një ndikim të madh në jetën e tij. Duke pranuar një nga pikat e forta më të mëdha të Buffett, Gates i jep atij merita të plota për një mësim themelor të jetës që e ka çuar drejt suksesit.

-“Pavarësisht sa para keni, nuk mund të blini më shumë kohë. Ka vetëm 24 orë në ditën e secilit. Warren ka një perceptim të mprehtë të këtij fakti. Ai nuk lejon që kalendari i tij të mbushet me takime të padobishme “,- shkruan Gates.

Kjo kërkon përqëndrim të thellë në ato që janë thelbësore për ty dhe biznesin tend dhe bllokimin e ideve, informacioneve dhe mendimeve shpërqendruese. Pyetja që duhet të bëni gjithmonë gjatë ditës suaj është: “A është kjo e rëndësishme në këtë moment?”

Për të kuptuar vërtet se sa e vlefshme është koha juaj, filloni duke vlerësuar takimet tuaja. Takimet e padobishme sigurisht që janë një pengesë në rrugën e përqendrimit dhe shfrytëzimit të ditës.

Njerëzit e suksesshëm, si Buffett dhe Gates, janë plotësisht të vetëdijshëm për përqendrimin e tërë ditës së tyre rreth gjërave që kanë më shumë rëndësi. Ata e menaxhojnë veten jashtëzakonisht mirë në mënyrë që të krijojnë kohë për t’u përqëndruar në atë “një gjë”.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0