Mësimi rinis në auditore të hënën e ardhshme - Business Magazine Albania

Mësimi rinis në auditore të hënën e ardhshme

Mësimi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, njoftoi përmes mediave sociale, për rihapjen e shkollave ditën e hënë, më datë 22 shkurt, 2021.

Ajo falenderoi të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, për mirëkuptimin dhe sakrificën e treguar gjatë kësaj jave, në të cilën përveç situatës së rënduar nga pandemia e COVID-19”, janë shtuar edhe problematikat e një moti të acartë në të gjithë vendin.

Ministrja Kushi tha se, “nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë do t’i rikthehemi skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:

– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;

– maturantët në shkollë;

– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Duke iu përgjigjur mesazheve të marra, Ministrja Kushi theksoi se vendimet e ndërmarra bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ajo ftoi prindër, fëmijë e mësues të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0