Dhjetëra meteor të lashtë – disa të gurtë, disa prej hekuri, të tjerë të mbushur me “xhevahire” vezulluese jashtëtokësore ose që përmbajnë pluhur yjesh miliarda vjeçar, kanë dalë në ankand tek Christie’s, në SHBA.
Shumë prej këtyre gurëve të rrallë hapësinorë dikur kanë qenë pjesë e hënës, ndërsa të tjerët erdhën nga Marsi ose u ndanë nga asteroidet që orbitonin në brezin mes planetit të kuq dhe Jupiterit. Këta meteorë janë pjesë e ankandit ” Deep Impact: Martian, Lunar and Other Rare Meteorites “, të mbajtur në internet nga 5 shkurt deri më 23 shkurt. Disa nga këto objekte të rralla kanë oferta fillestare prej vetëm disa qindra dollarësh. Por një pllakë trapezoidale nga një meteorit hënor i zbuluar në shkretëtirën e Saharasë, me përmasa 40 centimetra të gjatë dhe peshë afërsisht 2 kilogramë, mund të arrijë të shitet deri në 350,000 dollarë, sipas Christie’s.
Para ankandit, të gjithë trupat u ekzaminuan nga shkencëtarët e Shoqatës së Meteorëve, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare kushtuar arsimit dhe kërkimit në shkencën planetare, veçanërisht studimin e asteroideve. Meteoritët janë praktikisht ata që arrijnë ta mbijetojnë atmosferës së planetit tonë, e shpeshherë mbështillen nga flakët në qiell përpara të ndahen e të bien në tokë ose në oqean. Më shumë se 99% e meteorëve vijnë nga asteroidet në sistemin tonë diellor, ndërsa pjesa e mbetur janë nga Hëna ose Marsi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.