“Babai” i internetit përgatit revolucionin e radhës - Business Magazine Albania

“Babai” i internetit përgatit revolucionin e radhës

Sir Tim Berners-Lee, shkencëtari britanik i komjuterave që mori titullin kalorsiak për shpikjen e sistemit HTTP dhe sistemin modern të lundrimit në internet, njohur edhe si “World Wide Web” kërkon që ta revolucionarizojë edhe njëherë hapësirën kibernetike.

Me një startup të ri të quajtur Inrupt, Berners-Lee synon ta decentralizojë atë dhe të rregullojë disa problemet përmes të të ashtuquajturit “rrjet i hapur”, në epokën e platformave sociale gjigante, por të mbyllura, si Facebook, Twitter e të tjera.

Inrupt mbështetet tek një program i quajtur “Solid” dhe i zhvilluar si “open source”, me premtimin e një rrjeti ku njerëzit të lënë vetëm një gjurmë për çdo shërbim që marrin, apo ofrojnë në internet dhe ku të dhënat personale i ruajnë dhe kontrollojnë vetë dhe jo në serverat e kompanive, që mendon se kanë dalë jashtë kontrollit sa i takon respektimit të privatësisë së klientëve të tyre.

“Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga mungesa e kontrollit”, thotë ai në një intervistë për “Reuters Next”. Ideja e Berners-Lee është që njerëzit të jenë në gjendje që të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, pa asnjë dallim nga forma që ndërveprojnë sot në rrjetet sociale, por duke e pasur plotësisht vetë në dorë kontrollin e të dhënave personale. Një tjetër objektiv i kësaj nisme është që të joshë ndërtuesit dhe zhvilluesit që të ndërtojnë dhe zhvillojnë programe për Inrupt, por me idenë origjinele të Web, pra që klienti të ketë në dorë të dhënat që kërkojnë të shpërndajë pa frikën e keqpërdorimit të këtyre të dhënave.

Inrupt thotë se brenda pak muajve do të nisë disa projekte pilote, të nënshkruara me Shërbimin Shëndetësor Britanik, BBC-në dhe me qeverinë lokale flamande në Belgjikë. Investitorët e Inrupt përfshijnë Hearst Ventures, Octopus Ventures dhe Akamai, një firmë për shpërndarjen e përmbajtjes në internet. Bruce nuk pranoi të thoshte shumën e mbledhur.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0