Enio Jaço, presidenti i AmCham: Bizneset kërkojnë zgjidhje për praktikat e prapambetura në Dogana, vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin  - Business Magazine Albania

Enio Jaço, presidenti i AmCham: Bizneset kërkojnë zgjidhje për praktikat e prapambetura në Dogana, vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin 

Enio Jaço

Presidenti i Dhomës Amerikane, z.Enio Jaço i kërkoi sot Drejtorisë së Doganave zgjidhje për disa problematika që prej vitesh nuk ndryshojnë dhe vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin. Presidenti Jaço mori pjesë në forumin e përvitshëm të organizuar nga AmCham me Drejtorinë e Doganave.  Ai u ndal konkretisht tek çmimet e referencës, që i konsideroi një praktikë të padrejtë, e cila është denoncuar jo vetëm nga komuniteti i biznesit të AmCham por edhe kritikuar nga institucionet ndërkombëtare. Jaço tërhoqi gjithashtu vëmendjen përsa i përket politikave të reja mbështetëse që duhet të ndërmerren për lehtësimin dhe zhvillimin e tregtisë digjitale (e-commerce).  Presidenti i Dhomës Amerikane i kërkoi Drejtuesit të Doganave që të dy të angazhoheshin personalisht për të zgjidhur përfundimisht të paktën një nga problematikat e përsëritura.

Pjesë nga fjala e Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, z.Enio Jaço:

Uroj zotin Gazheli për detyrën e re në drejtimin e Drejtorisë së Doganave ashtu si edhe angazhimin e tij në mbështetje të bizneseve. Do doja të sillja në vëmendje një zhvillim të reflektuar në Indeksin e fundit të AmCham, ku në lidhje me komunikimin me institucionet publike, komuniteti i biznesit ka shprehur perceptim pozitiv për punën e bërë nga Drejtoria e Doganave.

Në të njëjtën kohë, më duhet të theksoj që në mënyrë të vazhdueshme, gjatë rolit tim si President i AmCham, por edhe të pasardhësve të mi, kemi pasur një sërë problematikash të cilat kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme, konstante të pandryshuara nga viti në vit. Rastësisht, ky shqetësim është ngritur edhe dje në mbledhjen e bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku një nga anëtarët e bordit përmendi se megjithë progresin dhe përmirësimin e komunikimit me Drejtorinë e Doganave, çështjet ose problematikat që ne kemi sikur nuk ndryshojnë. Janë të nëjtat problematika nga viti në vit.

Lexo:

Unë do doja t’i bëja një sfidë zotit Gazheli, është një sfidë e përbashkët që ndoshta këtë vit të marrim një angazhim të dy bashkë që të paktën të zgjidhim një nga këto çështje. Do të ishte një progres i vërtetë.

Në të njëjtën kohë do doja të ndalesha shkurt në disa nga këto çështje.

Së pari, problematika e çmimit të referencës, e cila është një nga këto problematika të vazhdueshme e anëtarëve tanë. Për hir të së vërtetës është një problematikë e gjithë komunitetit të biznesit. Është një problematikë, e cila konsiderohet e prapambetur, është kritikuar nga institucionet ndërkombëtare dhe ka shumë arsye që të besohet se është e pasaktë në lidhje me vendosjen e detyrimeve ndaj bizneseve.

Lexo: Dhoma Amerikane e Tregtisë Lançon një Identitet të Ri në Prag të 20 Vjetorit të Themelimit

Së dyti, do veçoja një tjetër problematikë që do zgjerohet edhe më shumë nga Komiteti i Taksave, i cili ka të bëjë me aksesin në llogarinë e tatimpaguesit në doganë. Kemi pasur problematika të veçanta.

Së treti, është një problematikë e re, e kemi pasur edhe më parë por tani është përshpejtuar në kushtet e pandemisë.

Do t’i bëja një thirrje edhe Ekipit të Dhomës Amerikane dhe ekipit teknik të Doganave për të punuar bashkë dhe për të krijuar politika lehtësuese për tregtinë digjitale apo e commerce.  Tregtia digjitale është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit por ka një zhvillim edhe më të madh gjatë pandemisë dhe bizneset tona kanë nevojë që të adaptojnë tregtinë digjitale. Por ndërkohë, ne gjykojmë që ka një vakum në lidhje me politikat mbështetëse që duhet të merren.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0