Intervistë Ekskluzive me Drejtorin Ekzekutiv të Volvo Albania z. Erlind Bejkollari
Pavarësisht trendit rritës, blerja e automjeteve të reja në vendin tonë mbetet ende shumë e vogël krahasuar me ato të përdorura (madje me përdorim mbi dhjetë vjeçar). Erlind Bejkollari, Drejtor Ekskluziv i Volvo, ka mbi 13 vite përvojë në industrinë e automobilave në vend. Ai tregon se, shitjet e automjeteve të reja janë mbi 10 herë më pak se ato të përdorura. “Shiten pak më shumë se 3000 makina të reja në vit, ndërsa shitjet e makinave të përdorura janë 35-40 mijë”, shprehet Bejkollari.
Sipas tij, heqja e kufizimit për tregtinë e automjeteve të reja ishte një hap prapa, duke i krijuar sërish hapësirë tregtisë së makina mbi dhjetë vite përdorim. Ai kujton se për këtë arsye, makinat janë ndotësi kryesor i mjedisit në vendin tonë. Sipas tij, mjetet që importohen duhet të kenë një kriter importimi, që është niveli i ndotjes dhe siguria.
Një formë tjetër e nxitjes së tregtisë së automjeteve të reja është mundësia për paketa stimuluese nga institucionet publike Kjo do të bënte të mundur tërheqjen e makinave të vjetra nga tregu për një shumë të caktuar dhe rritja e blerjeve të mjeteve të reja.
Sipas tij, Volvo ka gjetur shtëpinë e duhur në Shqipëri “Mektrin Motors”, e cila i jep çdo lloj brandi vendin e duhur.
“Ne kemi mundësuar standardet me të fundit. Stafi punon me profesionalizëm dhe pasion. Ne kujdesemi që klientët të jenë të kënaqur dhe i japim rëndësinë e duhur marketingut. Të ndalosh para për marketingun, është sikur të ndalosh orën për të kursyer kohën”, thotë Bejkollari. Sipas tij, Volvo ofron siguri, komoditet dhe stili unik suedez- nuk pozicionohet shumë lart në dukje, por ofron shumë më shumë.
Ju mund të mos e dini, por Volvo është brandi i risive. Në vitin 1959 ajo shpiku rripin e sigurimit me 3 pika dhe që prej asaj kohe numërohen të paktën 1 milion jetë të shpëtuara. Si një brand pro jetës, patentat e saj të sigurisë nuk i shiti por i dhuroi për të gjithë prodhuesit e automjeteve. Në vitin 1971 Volvo shpiku sediljen e fëmijëve. Ndërsa më vonë solli mbrojtjen anësore dhe tavanore dhe më vonë City Safety (që identifikon objektet jashtë). Mes risive është edhe limiti i shpejtësisë, i cili nuk kalon 180 km/orë.
Lexo: Volvo: Idetë që ndryshojnë botën janë shpesh më të dyshimtat
Nga ky vit, Volvo sjell në automjete kamera që detektojnë nivelin e alkoolit dhe nivelin e përgjumjes. Nësë detektohet përgjumje, apo aromë alkooli, automjeti të sygjeron ndalimin.
Pandemia solli efekte të dukshme edhe në sektorin e automobilave. Ndalim prodhimi e tregtie, ashtu si edhe shtyrje e projekteve të kompanive. Për Volvon në tregun, u shty futja e makinës Full Electric. Prodhimi ka filluar dhe modelet e para janë në tregjet europiane.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.