Llogari bankare krejtësisht online falë platformës My Raiffeisen.al - Business Magazine Albania

Llogari bankare krejtësisht online falë platformës My Raiffeisen.al

My Raiffeisen.al
  • Për herë të parë në Shqipëri nga Raiffeisen Bank
  • Shërbimi i shpejtë, i sigurt dhe i vlefshëm për përdoruesit
  • Transformim i vazhdueshëm digjital dhe shërbime novatore

Si pjesë e strategjisë së transformimit të vazhdueshëm digjital dhe ofrimit të shërbimeve novatore Raiffeisen Bank nëpërmjet platformës my.raiffeisen.al ofron mundësinë që çdo njeri (jo klient i bankës dhe shtetas rezident Shqiptar) të hapë një llogari rrjedhëse – plotësisht online.

Risia e këtij shërbimi është bashkëpunimi me aplikacionin Evrotrust, ku të gjithë mund të regjistrohen dhe të krijojnë firmën e tyre elektronike. Më pas mund të firmosin të gjitha dokumentat e aplikimit, elektronikisht – pa qenë nevoja të paraqiten ne degë dhe të firmosin një dokument fizik!

Synimi kryesor është ofrimi i një shërbimi të shpejtë, të sigurtë dhe të vlefshëm për përdoruesit.

Krijimi i firmës elektronike do të shërbejë më tej për të kryer shume veprime bankare, të cilat deri më tani kanë kërkuar prezencën e çdo individi në degë për të vendosur marrëdhënien e tyre financiare me bankat.

Ofrimi i këtij shërbimi është bazuar në ligjin shqiptar, njohur nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike si një formë alternative e firmosjes së dokumentave për institucionin bankën tonë.

Përdoruesi informohet në kohë reale me anë të një njoftimi në aplikacionin mobile për çdo dokument që është në pritje për t’u firmosur nga ana e tij/saj. Gjithashtu, përdoruesi ka shikueshmëri të plotë të dokumentave në pritje për firmosje, historikut të dokumentave të firmosur dhe mundësinë për ta parë përmbajtjen e dokumentit para firmosjes.

Misioni kryesor i Raiffeisen Bank është të transformojë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët e saj nëpërmjet alternativave dixhitale duke e lehtësuar marrëdhënien e tyre me bankën.

Raiffeisen Bank është lider në treg sa i përket shërbimeve novatore që i ofron klientëve, duke përmendur këtu platformën digjitale Raiffeisen ON si edhe asistencën bankare të ofruar nëpërmjet Chatbot-it të parë në sektorin bankar në Shqipëri (RONA). Kjo nuk na ndal ne që të vazhdojmë misionin tonë, duke ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare.

Lexo:  Babagjyshi sekret 2020, shkruani në adresën Poli i Veriut, Kutia Postare Nr. 47

Ky vit ishte i vështirë dhe sfidues për të gjithë anembanë globit. Dhe sigurisht ky ishte një motivim edhe më i madh për ta çuar përpara rrugën e pashmangshme drejt digjitalizimit.

Kolegët e palodhur të bankës po punojnë vazhdimisht për të pasuruar të gjitha platformat e bankës me shërbime sa me efikase për të plotësuar nevojat e klientëve tanë. Së shpejti do të kenë mundësi edhe klietët aktualë të bankës të hapin një llogari të dytë, të marrin kredi si edhe të aplikojnë për karta. Të gjitha këto larg ambjenteve fizike të bankës, mjafton të kenë firmën e tyre elektronike.

Aplikacionin Evrotrust mund ta shkarkojë kushdo në telefonin e tij me shumë pak hapa:

  1. Shkarkohet aplikacioni Evrotrust Mobile
  2. Kryhet regjistrimi si përdorues i Evrotrust duke përdorur telefonin mobile dhe një Dokument Identifikimi (Kartë ID ose Pashaportë) të vlefshëm dhe jo të dëmtuar.  Në fund të këtij proçesi do të lëshohet një çertifikatë nëpërmjet së cilës mundësohet firmosja elektronike pa kosto për dokumentat e dërguara nga banka.

Sugjerime për të mos patur problematika gjatë procesit të regjistrimit:

  • Verifikoni lidhjen me internetin: gjatë proçesit të regjistrimit / për marrjen e dokumentave për firmosje
  • Ndriçimi (as pak, as shumë ndriçim)
  • Memoria e ulët e pajisjes/telefonit në përdorim bën që performanca e telefonit mobile të mos jetë e duhura.

Për problematika gjatë proçesit të regjistrimit shërbimi i klientit, në 00355 4 2381 381 është shumë i përgatitur për të udhëzuar klientët në të gjitha hapa e procesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0