Një koleksion i rrallë fotografish që mendohet të jenë ndër më të vjetrat e marra ndonjëherë në Romë janë shfaqur për shitje në ankand.
Koleksioni me 78 imazhe datojnë mes viteve 1840 dhe 1860 dhe janë realizuar nga disa prej fotografëve më pionierë të kohës. Në to paraqiten zona historike dhe antike të njohura për turistët sot siç janë Koloseu dhe Shatërvani Trevi. Vendndodhjet ikonike nuk ka ndryshuar në 180 vjet që kur janë bërë dhe fotografitë, duken shumë aktuale.
Mësohet se ato janë grumbulluar për disa vjet nga një çift evropian që mbledh fotografi antike. Tani ata do të shkojnë në një ankand Lempertz të Këlnit në Gjermani. Specialistët atje kanë ofruar një shumë prej 130,000 € (118,000 £).
Ndër fotot janë disa nga Koloseu të marra si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Gjithashtu një numër kishash, pallate dhe sheshe. Fotografitë janë bërë nga disa prej fotografëve më të hershëm profesionistë, gati një dekadë pasi u shpik fotografia.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.