Nord Stream II- në dritëhijet e veprimeve të Rusisë pas helmimit të Alexey Navalny - Business Magazine Albania

Nord Stream II- në dritëhijet e veprimeve të Rusisë pas helmimit të Alexey Navalny

Nord Stream II

Shkruar nga Armela Toska

Projekti Nord Stream 2, është një nga nismat më të mëdha të Rusisë për të rritur varësinë gjeopolitike të Europës ndaj saj. Tashmë prej më shumë se nëntë vjetësh, gazi rus po rrjedh përmes tubacionit nënujor Nord Stream 1 në Detin Balltik. Me përfundimin e binjakut të saj, Nord Stream 2, aktualisht i ndaluar rreth 160 km larg brigjeve gjermane, pritet të dyfishohet eksporti i gazit të Rusisë përmes tubacioneve baltike.

Nord Stream 2 nuk është thjesht një investim kapital, por është një platformë marrëdhëniesh politike dhe ekonomike, e vënë në diskutim fuqishëm pas helmimit të 20 Gushtit të Alexey Navalny, kundërshtarit kyç të Vladimir Putin. Navalny, kritiku më i madh i presidentit rus, u helmua teksa po udhëtonte nga Siberia drejt Moskës. Evidencat treguan në mënyrë të padiskutueshme se ai ishte helmuar me ‘novichok’, lëndë helmuese e përdorur nga regjimi rus për eleminimin e disidentëve.

Pjesë e një liste të gjatë, ndërhyrjesh, veprimesh agresive të Rusisë, tentativa për vrasje, vrasje, pjesmarrje në konflikte e krijim situatash destabilizuese, helmimi i Navalny tregoi natyrën e paqëndrueshme të partneritetit që Rusia u ofron vendeve të tjera dhe sjelljen prej gangsteri të Kremlinit zyrtar. Menjëherë pas helmimit, parlamenti gjerman i kërkoi Kancelares Merkel që të ndërpriste marrëdhëniet me Rusinë dhe projektin Nord Stream 2 dhe është e qartë se ky helmim do i kushtojë shumë projektit ambicioz rus. Edhe vetë parlamenti europian ka kërkuar që projekti të ndalet, duke e konsideruar atë si projekt jo në përputhje me politikën energjitike të BE-së dhe interesat e saj strategjike.

Lexo: Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas derdhjes masive të naftës në Arktik

Ndalimi i Nord Stream 2 është masë parandaluese ndaj përhapjes së ekspansionit dhe dhunës së paparashikueshme ruse brenda territorit dhe në shtete europiane, shkeljes së ligjeve dhe normave ndërkombëtare nga Rusia, konfuzionit dhe situatave të paparashikueshme që siç u dëshmua edhe gjatë këtij viti pandemik, e patën zanafillën në Rusi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0