Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas derdhjes masive të naftës në Arktik

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi 20 mijë ton naftë filluan të rrjedhin brenda një lumi në Rrethin Arktik. Derdhja ndodhi kur një rezervuar karburanti në një termocentral pranë qytetit Norilsk siberian u dëmtua të premten e kaluar.


Presidenti Putin shprehu zemërim, pasi zbuloi që zyrtarët raportuan për ngjarjen vetëm dy ditë më vonë. Fabrika është në pronësi të një filiali të Norilsk Nickel, i cili është prodhuesi kryesor i nikelit dhe palladiumit në botë dhe në një videokonferencë të mërkurën, Putin kritikoi drejtorin e kompanisë për reagimin me vonesë. “Pse agjencitë qeveritare mësuan për këtë ngjarje vetëm dy ditë pas faktit? A do të mësojmë rreth situatave emergjente nga rrjetet sociale?”


Guvernatori i rajonit, Alexander Uss, i kishte thënë më parë Presidentit Putin se dhe vetë ai mësoi për derdhjen e naftës të dielën pas “informacionit alarmant të shfaqur në rrjetet sociale”. Ky incident ka ndotur një sipërfaqe prej 350 km katrorë (135 milje katrorë), raporton media shtetërore. Putin ka urdhëruar nisjen e një hetimi mbi aksidentin dhe një drejtues i termocentralit është ndaluar nga forcat e Policisë vendase.

Në një deklaratë, Norilsk Nickel tha se incidenti ishte raportuar në një mënyrë “oportune dhe të duhur”. Aksidenti ndodhi kur shtyllat që mbështetnin rezervuarin e karburantit në termocentral filluan të zhyten. Zona është e ndërtuar në permafrost (një territor i ngrirë gjithë vitin që mbulon 25% të tokave mbi ujë në hemisferën veriore, kryesisht në Rusi, Kanada dhe Alaskë. Ai mund të përbëhet nga copëza të vogla akulli ose akullnaja gjigante, me një trashësi që arrin deri në qindra metra) e cila shkrihet ndërsa klima ngrohet. Nafta e rrjedhur vazhdoi deri rreth 12 km nga vendi i aksidentit, duke krijuar sipërfaqe të gjata dhe të kuqe në lumin Ambarnaya.


Gjendja e jashtëzakonshme do të thotë që forca shtesë do të dërgohen në zonë për të ndihmuar në operacionin e pastrimit. Aksidenti besohet të jetë i dyti më i madh në historinë moderne Ruse për sa i përket vëllimit, i tha agjencisë së lajmeve AFP, një ekspert nga World Wildlife Fund, Aleksi Knizhnikov.

Incidenti ka shkaktuar reagime të ashpra nga shoqatat ekologjike, të cilët thonë se shkalla e incidentit dhe gjeografia e lumit do të sjellë vështirësi në pastrim. Greenpeace e ka krahasuar atë me fatkeqësinë e vitit 1989, Exxon Valdez në Alaska.

BBC

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale