Një komision i Kombeve të Bashkuara ka votuar për heqjen e kanabisit nga lista që e kategorizon atë si një nga drogat e rrezikshme, veprim ky që njeh vlerat medicinale të bimës, duke e kategorizuar si substancë terapeutike. Ky komision për lëndët narkotike ka pranuar të mërkurën rekomandimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për hequr kanabisin nga lista e drogërave të rrezikshme, e klasifikuar si e tillë nga Konventa e Lëndëve Narkotike në vitin 1961 dhe mund të përdoret gjerësisht te pacientët që e kanë të nevojshme atë.
Edhe mjekësia e ka sugjeruar shpeshherë përdorimin e kësaj substance për disa sëmundje dhe më shumë se 50 vende të botës kanë miratuar tashmë programe medicinale të kanabisit. Sipas mediave të huaja, ky vendim do t’i hapë rrugën shteteve të eksperimentojnë dhe të hulumtojnë për të prodhuar medikamente me përbërje kanabisi. Por kanabisi përsëri do të jenë subjekt i kufizimeve sipas kategorisë së I.
LEXO: Kjo është kompania më e madhe e kanabisit në botë
Komisioni votoi me 27 vota pro për rivlerësimin e kanabisit, ndërsa 25 ishin kundër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Afrika e Jugut ishin ndër vendet që votuan pro, ndërsa Brazili, Kina, Rusia dhe Pakistani votuan kundër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.