Komuniteti shqiptar në Kroaci, pjesë aktive e të cilit janë Arbneshët e Zarës, kanë një jetë të pasur artistike e kulturore, dhe së fundmi kanë organizuar edhe Shoqërinë Dramatike Shqiptare “Mërgimtari”. Në kuadër të festave të nëntorit, kjo shoqëri do të vë në skenë më 28 Nëntor veprën e autorit shqiptar Armand Bora, “Ata hyjnë pa trokitur”, me regji të Leonard Hamitajt. Tragjikomedia do të interpretohet nga vetë Hamitaj dhe aktorja kroate Ana-Marija Burušić.
Kjo vepër e konceptuar në formën e teatrit bashkëkohor, shfaqet për herë të parë për publikun në Kroaci, duke sjellë para tyre ndërthurjen e elementeve të absurdit, ekzistencializmit, komedisë me tragjedi, sarkazëm dhe ironi. Subjekti përshkruan situata të jetës së një çifti të martuar intelektualësh shqiptarë të izoluar brenda katër mureve të shtëpisë së tyre dhe brenda kufijve të Shqipërisë së periudhës së komunizmit. Të dy janë në kërkim të fajit. Ata kthehen vazhdimisht në historinë e jetës së tyre, duke e analizuar atë për të gjetur secili prej tyre e bëri gabimin fatal.
Vazhdimisht paketojnë rrobat, duke përgatitur t’i marrin me vete në rast internimin e detyruar. Burri është një artist, muzikant me profesion, një person emocional, i lidhur me gruan e tij nga dashuria sublime dhe mbizotërimi irritues i situatave të vogla të jetës së përditshme që përbëjnë jetën e tyre. Gruaja, megjithëse nuk ka një profesion specifik, simbolizon bukurinë fizike dhe shpirtërore. Autori Bora konfirmon se drama është frymëzuar nga historia e çiftit të njohur aktorë Pirro dhe Pavlina Mani, që nuk tregon jetën e tyre, por është një dedikim dhe kujtim të tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.