“Snapchat” aplikacioni “i harruar” do ju paguajë për postime - Business Magazine Albania

“Snapchat” aplikacioni “i harruar” do ju paguajë për postime

Për vite me radhë, platformat e mediave sociale kanë kopjuar haptazi disa nga tiparet më interesante të “Snapchat”. Bëhet fjalë për “Instagram” dhe “Facebook”, të cilët bënë pjesë të tyre “Story” që zhduken pas 24 orësh, të cilat Snapchat i krijoi në vitin 2013. Gjithashtu, përveç këtij opsioni kopjuan edhe filtrat, i cili është një ndër tiparet më bazike dhe rëndësishme të “Snapchat”.

Por, gjërat siç duket tashmë kanë ndryshuar dhe besohet se “Snapchat” ka kopjuar një opsion të TikTok dhe e ka quajtur atë “Spotlight”. Snapchat e përshkruan Spotlight si “një platformë të re argëtimi për përmbajtjen e gjeneruar nga përdoruesit brenda Snapchat”. Platforma do të shfaqë snapet më argëtuese nga komuniteti i tij i përdoruesve dhe do të personalizohet me interesat individuale të njerëzve me kalimin e kohës.

Opsioni, i cili do të nxjerrë në pah postimet e bëra virale, është një ndryshim i madh për Snapchat dhe për të pasur sa më shumë postime të tilla, Snapchat do të paguajë para për njerëzit që do t’i postojnë në Spotlight. Pritet që vetëm për këtë të shpenzojë rreth 1 milion dollar çdo ditë.

Megjithatë, ky opsion ngjason shumë me atë të “For You Page” në TikTok, vendi kryesor ku njerëzit shfletojnë përmbajtjen në platformë. Spotlight, ashtu si TikTok, tërheq video nga yjet e mëdhenj të mediave sociale, por edhe përdoruesit me pak ndjekës. Ashtu si në TikTok, edhe Spotlight i Snapchat i lejon përdoruesit të krijojnë ose të ngarkojnë një video, të shtojnë titra, të përdorin efekte speciale dhe të shtojnë muzikë ose tinguj origjinal.

VULTURE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0