Shkruar nga Ambra Hysa, sipërmarrëse e re
Cili është sekreti për të ecur përpara? “Mendimi”.
Gjithçka fillon nga një mendim i thjeshtë, i pastër dhe i zhveshur nga çdo ndikim i jashtëm. Një mendim, të cilin na e komunikon zëri ynë i brendshëm, zjarri i pashuar i së vërtetës.Ne kemi forcën e jashtëzakonshme të kontrollojmë mendimet tona dhe nëse kemi në kontroll mendimin, kemi fituar mbi emocionet, mbi jetën.
Sipërmarrja gjithashtu lind si një mendim, por kërkon besim, guxim dhe vizion.
Duhet ta vizualizosh në mënyrë që të veprosh, ky është parimi im, mbi këtë fjali mbështes rrugëtimin tim në biznes. Vetëm ata që mund të shohin të padukshmen, mund të arrijnë të pamundurën.
Biznesin tim të vogël e kam projektuar me sytë e mëndjes, e kam planifikuar deri në detajet më të hollësishme, përpara se të veproja dhe ta konkretizoja.
Lexo: 7 muaj në pandemi, motivimi po vyshket
Një sipërmarrje, sado e vogël të jetë, ka riskun e saj, por risku i vërtetë është të mos i sjellësh në jetë ëndrrat e tua, të humbasësh pa filluar akoma.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.