Siç pritej Apple prezantoi procesorët ARM për laptopët si MacBook Air dhe MacBook Pro së bashku me një model të ri Mac Mini. Prezantoi gjithashtu çipin. Çipi i parë dizajnuar nga Apple quhet M1 dhe bazohet në arkitekturën 5-nanometër. M1 ka katër bërthama të performancës së lartë dhe tre bërthama të fuqisë së ulët.
Apple thotë se M1 është procesori më i fuqishëm që ka dizajnuar ndonjëherë dhe bërthama e fuqisë së ulët ofrojnë performancë të ngjashme me atë që një procesor me dy bërthama Intel në një MacBook Air. Normalisht 4 bërthama e fuqisë së lartë janë shumë më të shpejta.
Më e rëndësishme është se çipi ri ofron performancë më të lartë për vat të konsumuar. Në aspektin grafik M1 ka 8 bërthama me 128 njësi ekzekutimi. Mund të përballojë deri në 24,576 procese dhe performancë maksimale prej 2.6 teraflops. Apple thotë se kjo është performanca më e lartë për grafika të integruara.
Ky çip i kushton rëndësi të madhe edhe inteligjencës artificiale dhe machine learning. Njësitë e para që Apple dërgoi për zhvilluesit për të testuar kishin çipin A12Z, një variant i A12 që debutoi në iPad Pro të 2020. Apple e ka modifikuar më tutje për tja përshtatur nevojave të laptopëve dhe desktopëve. Ndërsa Apple ka punuar në këtë drejtim, vlen të theksohet se ARM prej vitesh ka filluar të zgjerojë portofolin e çipeve për desktop dhe lapop. Microsoft ka përdor çipet ARM në modelet Surface.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.