Terrorizmi, në 7 vite Shqipëria vetëm 156 kërkesa Facebook-ut për hetimin e profileve të dyshuara - Business Magazine Albania

Terrorizmi, në 7 vite Shqipëria vetëm 156 kërkesa Facebook-ut për hetimin e profileve të dyshuara

Autoritetet e sigurisë në të gjitha vendet e botës, me qëllim mbrojtjen nga krimet kompjuterike, por sidomos të terrorizimit kanë edhe ndihmën e një prej rrjeteve sociale më të njohur në botë, Facebook. Prej tetë vitesh ky rrjet vë në dispozicion të dhënat e përdoruesve që shikohen si problematik nga shtete të ndryshme, pas kërkesës zyrtare që autoritetet e sigurisë i drejtojnë. Këtë mundësi e ka shfrytëzuar edhe Shqipëria. Referuar të dhënave, nga vitit 2013 deri në 2019-ën vendi ynë ka depozituar 156 kërkesa drejtuar Facebook. Po të krahasosh numrin e listës së kërkesave që kanë bërë vendet fqinje që nga fillimi, Shqipëria renditet në vendet me numrin më të ulët në rajon.

Referuar të dhënave të Facebook, rezulton se në rajon, shteti i cili i është drejtuar rrjetit të njohur social me më shumë kërkesa, është Greqia me 4,203 në total, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 428 të tilla, Mali i Zi me 168, Kosova me 160 dhe në fund Shqipëria me vetëm 156 kërkesa.

LEXO: Alarmi i agjentëve britanikë: Pandemia dhe izolimi rritën kërcënimin nga terrorizmi

Përsa i përket të dhënave konkrete vit pas viti të Shqipërisë, numri më i lartë i kërkesave ka qenë në vitin 2016, me 36 të tilla, ndërsa viti me më pak kërkesa ka qenë 2013-a, me vetëm 12 kërkesa. Në rang global, janë gati 1 milion kërkesa nisur Facebook. Përmes platformave sociale, sidomos Facebook, raportohen sasi e konsiderueshme materialesh abuzimi seksual tek të miturit, por edhe përdorimin e tyre për aktivitete terroriste.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0