Një projekt-ligj i ri do të kalojë shumë shpejt në Kuvend. Bëhet fjalë për mënyra të reja për të financuar bizneset e teknologjisë dhe të inovacionit. Projektligji synon të krijojë një Agjenci të Posaçme, e cila do të asistojë bizneset e reja nga ana fiskale dhe ajo ligjore.
Të gjithë nismëtarët e startup-eve do të lidhin një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare për Startup-et Inovative “Startup Albania”. Dhe për të rritur sa më shumë numrin e tyre, do të parashikohet që këto biznese të mos paguajnë 3 taksa. Sipas relacionit, shkruhet se për dy vite që quhet periudha e inkubimit, nuk do të paguhet taksa vendore për pasuritë e paluajtshme, të ndërtesës dhe tatim mbi fitimin.
LEXO: 10 këshilla të dobishme lidhur me rrjetet sociale për start-upe në fazat e hershme
Pas regjistrimit si biznes deri më 24 muaj, të gjithë punëdhënësit do të përfitojnë grante financiare, garantimin e një pjese të riskut të kreditimit, si dhe masa të tjera në aspektin e promovimit të tyre. Por projektligji nuk ka parashikuar vetëm mbështetje ndaj bizneseve të reja, pasi flitet edhe për sanksione nga 50 mijë lekë deri në 1 milionë lekë nëse nismëtarët e Start-UP që kryejnë shkelje, si psh: shpërndajnë informacione të rreme, ndryshojnë planin e biznesit, shkelin të drejtat e autorit apo keqpërdorin fondet.
Për konsultim publik ju mund të lexoni Këtu projektligjin për Startup-et
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto