Të shtëna më armë në qendër të Vjenës pranë sinagogës, Seitenstettengasse. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 me orën lokale. Në fillim u raportua për një të vdekur ndërsa tani ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën. Mes viktimave èshtë dhe një agjent policie. Sipas mediave të huaja, një person ka shpërthyer veten e tij, ndërsa disa të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov. Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti në qendër të qytetit. “Urgjente! Aktualisht ka një operacion të madh policor në #InnerenStadt. Aktualisht janë duke u mbledhur informacione më të sakta. Sapo të kemi më shumë detaje, do t’i zbulojmë”, shkroi policia në një postim.
Burime nga ministria e Brendshme bën me dije se bëhet fjalë për një “sulm terrorist” dhe se ka 7 të vdekur dhe të plagosur. Një prej atentatorëve është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa një tjetër është arratisur. Siguria e brendshme e komunitetit hebre në Austri ka udhëzuar të gjithë qytetarët hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre. Ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer tha se ai besonte se incidenti ishte një “sulm i dukshëm terrorist”.
Një numër i të dyshuarve të armatosur me pushkë filluan sulmin në gjashtë vende, tha policia. Mes të plagosurve ishte edhe një oficer policie.Një sulmues u qëllua për vdekje nga oficerët gjatë një incidenti në shkallë të gjerë të sigurisë. Policia u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën dhe të mos marrin transportin publik.
Blloqet rrugore janë vendosur rreth qendrës së qytetit. Pamjet e postuara në mediat sociale treguan njerëz duke vrapuar ndërsa dëgjohej ajo që raportohej të ishte e shtëna me armë. “Për momentin mund të konfirmoj se besojmë se ky është një sulm i dukshëm terrorist,” i tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer transmetuesit austriak ORF. Një nga vendet e të shtënave thuhet se ishte në një rrugë pranë një sinagoge.
Udhëheqësi i komunitetit hebre Oskar Deutsch shkroi në Tëitter se ishte e paqartë nëse sinagoga e Vjenës ishte shënjestruar në sulm pasi ishte e mbyllur në atë kohë. “Dukej si fishekzjarre, atëherë e kuptuam se ishin të shtëna,” tha një dëshmitar okular i cituar nga transmetuesi publik ORF, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Një oficer që ruante sinagogën u plagos, njoftoi gazeta Kronen Zeitung. Presidenti francez Emmanuel Macron shkroi në Twitter se Evropa nuk duhet të “heqë dorë” përballë sulmeve. “Ne francezët ndajmë tronditjen dhe pikëllimin e popullit austriak, të goditur këtë mbrëmje nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenë. Pas Francës, një mik i yni sulmohet. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë kush ata po merren me të, “tha ai.
https://streamable.com/jlc2xh
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.