Vodafone Albania është renditur në vend të 8-të në botë, për shpejtësinë e internetit në celular. Kjo arritje e pozicionon Shqipërinë mes 10 rrjeteve më të shpejtë në të gjithë botën. Renditja u publikua nga Forbes Middle East, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla, ku në vend të parë për shpejtësinë e rrjetit celular spikat operatori Etisalat në Emiratet e Bashkuara Arabe, i ndjekur nga SK Telecom në Korenë e Jugut dhe Ooredoo në Katar. Ky pozicionim është një sukses për tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, në një kohë kur digjitalizimi dhe zhvillimi i rrjeteve digjitale është prioritet i axhendës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria priti Samitin e tretë të Ballkanit Perëndimor për këtë vit, ku qeveritë e Rajonit, Bashkimit Europian, përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, shkëmbyen eksperienca dhe morën angazhime, për të çuar përpara digjitalizimin, si faktor kyç i krijimit të një të ardhme të qëdrueshme ekonomike për rajonin.
Metodologjia “Rrjeti më i shpejtë celular në botë” për ofruesit kryesorë të shpejtësisë u përcaktua duke vlerësuar Speed Score të secilit ofrues në Q2-Q3 2020. Për të përcaktuar ofruesit më të shpejtë për rrjetet mobile, Ookla vlerëson Speed Score nga të gjitha rezultatet e provave të marra duke përdorur Chipsets Moderne. Për t’u përcaktuar si një ofrues i lartë, rezultatet e Speedtest të operatorit duhet të përbëjnë të paktën 3% të madhësisë së mostrës në zonat e tyre gjeografike. Me mbi 10 milion teste të iniciuara nga konsumatorët të marra çdo ditë në Speedtest®, Ookla siguron një pasqyrë të paçmuar për performancën, cilësinë dhe aksesin e rrjeteve në të gjithë botën. Si ofruesi i preferuar i të dhënave për operatorët e telekomunikacionit, organet rregullatore, organet tregtare, analistët, gazetarët, universitetet, organizatat jofitimprurëse dhe agjencitë qeveritare, Ookla i ndihmon këto organizata të kuptojnë plotësisht gjendjen e rrjeteve në të gjithë botën, sipas vendndodhjes dhe ofruesit.
“Në emër të Ookla, është nderi im i veçantë të njoh Etisalat për sigurimin e lidhjes më të shpejtë të internetit celular në botë. Për të arritur performancën kulmore të rrjetit midis shumë operatorëve kryesorë në botë është një vlerësim vërtet i rëndësishëm. Ekipi i Etisalat ka punuar në mënyrë precize jo vetëm të sigurojnë që klientët e tyre të marrin performancë të jashtëzakonshme, por edhe të vendosin shiritin për të cilin duhet të përpiqen të gjithë operatorët e tjerë të rrjetit në të gjithë botën”, tha, Doug Suttles, CEO i Etisalat.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto